(VIDEO) LSDM: Mickoski emëroi një të dënuar për drogë si drejtor në Idrizovë

(VIDEO) LSDM: Mickoski emëroi një të dënuar për drogë si drejtor në Idrizovë

VMRO-DPMNE dhe Mickoski nuk e dinë se ku po shkojnë, deri në atë nivel saqë nuk kanë kuadro për t’i vendosur në institucione dhe personat që kanë vuajtur dënime në burg, me kallëzime penale, i kanë vendosur në drejtori të burgjeve, deklaroi Metodija Ilievski nga LSDM.

METODIJA ILIEVSKI, LSDM

Me vendim të Mickoskit, një kriminel i dënuar i cili ka qenë në burg për 4 vjet është emëruar ushtrues detyre, drejtor i burgut të Idrizovës, reparti i Velesit. Ibrahim Eljezi u dënua dhe kaloi 4 vite burg, nga viti 2013 deri në vitin 2017 në Idrizovë. Vepra për të cilën u dënua ishte prodhimi dhe shitja e paautorizuar e drogës. Tani të njejtin Mickoski dhe VMRO-DPMNE e bëjnë drejtor të burgut”.

Ai thotë se kjo nuk është e gjitha pasi që edhe një person tjetër I tillë është emëruar drejtor burgu.

METODIJA ILIEVSKI, LSDM

Emil Janeski me kallëzim penal për “punë të pakujdesshme” me vendim të Mickoskit është emëruar ushtrues detyre, drejtor i burgut në Prilep. Janeski në vitin 2020 ishte drejtor i Ndërmarrjes “Ujësjellës-Kanalizim” – Prilep, ndërsa MPB-ja ka bërë kallëzim penal për “punë të pakujdesshme në shërbim” dhe dëmtim të buxhetit të ndërmarrjes në vlerë prej 2,3 milionë denarë”.

Edhe VMRO-DPMNE në një konferencë për media kishte kërkuar që Prokuroria Publike të reagojë dhe të sqarojë dyshimet për gjoja përvetësim milionash nga Janeski. Ai shton se tash e njëjta VMRO-DPMNE e emëron ushtrues detyre, drejtor i një burgu.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING