(VIDEO) LSDM me rezolutë kundër migrantëve, Mickoski: Tërhiqem nga politika nëse deri në pranverë gjeni një migrant

(VIDEO) LSDM me rezolutë kundër migrantëve, Mickoski: Tërhiqem nga politika nëse deri në pranverë gjeni një migrant

Kreu i LSDM-së opozitare, Venko Filipçe  vazhdon të insistojë për marrëveshje mes Qeverisë së Maqedonisë dhe Britanisë së Madhe për migrantët. Ai tha se  do të dorëzojë një rezolutë në Kuvend, me të cilën do të parandalohej sjellja e migrantëve. Sipas Filipçes, LSDM-ja nuk gënjen, por VMRO-DPMNE-ja është ajo që gënjen. Ai theksoi se planifikojnë edhe një protestë të madhe mbarëpopullore.

VENKO FILIPÇE, KRYETAR I LSDM-SË

“Nga Kuvendi do të kërkojmë që të miratohet një rezolutë për ta ndalur këtë. Nëse rezoluta nuk pranohet, një nga mënyrat për të luftuar është të bëjmë thirrje për një protestë të madhe popullore, të fortë dhe të bashkuar kundër sjelljes së migrantëve në RMV. Nga burimet tona në Britani tashmë e dimë se Qeveria ka dhënë konfirmimin që kjo të ndodhë. Do të përgatisim një rezolutë për Kuvendin, dhe hapi i radhës do të jetë të dalim në protesta”.

Ndërkaq, kryeministri Hristian Mickoski tha se Filipçes temat e konferencave ja cakton ekipi i PR. Në deklaratën e tij ai përmendi edhe ish politikanë që janë prononcuar për këtë çështje. Mickoski tha se në rast se Filipçe dhe të tjerët gjejnë një migrant deri në pranverë, ai do të largohet nga politika.

HRISTIAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

Si është e vërteta t’i përgjigjem njëherë politikisht, u përmend pranvera, po lë hapsirë deri në pranverë që Venko Filipçe së bashku me profesor Frçkovskin së bashku me Andrej Zhernovskin të kërkojnë në të gjithë vendin, dhe të gjejnë migrant të ardhur në bazë të marrëveshjes me Britaninë e Madhe, ose çfarëdo marrëveshje që e kemi bërë dhe nëse ata e gjejnë një, unë përgjithmonë do të largohem nga politika, në të kundërtën ata duhet të më kërkojnë falje mua dhe qytetarëve.

Edhe presidentja e vendit, Gordana Siljanovska Dafkova thotë se nuk do të ketë migrantë. Informacionet tha se i ka nga ambasadori britanik në vend dhe nga Qeveria. Ajo foli edhe për rezolutën e paralajmëruar nga Filipçe.

GORDANA SILJANOVSKA DAFKOVA,  PRESIDENTE

Qëndrimi im është si vijon. Personat që janë të rrezikshëm për Britaninë e Madhe, njëjtë të rrezikshëm janë edhe për vendin tonë. Prandaj, unë jam kundër pranimit të tyre. Megjithatë, atë që po e thoni tani për një far rezolute, po, por për çfarë rezolutë, nëse ne nuk kemi fakte sepse ajo që del në media me gjithë respektin për këtë profesion, por nuk mund të jetë gjithçka e saktë.

Tema e migrantëve u hap dit më parë nga kreu i opozitës, Venko Filipçe duke thënë se për marrëveshjen për migrantët Maqedonia e Veriut do të përfitojë miljarda denarë dhe se për këtë marrëveshje kanë raportuar media prestigjioze nga Britania e Madhe.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING