(VIDEO) LSDM me pako ligjesh për uljen e çmimeve të naftës dhe ushqimeve
Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe paralajmëron se LSDM do të paraqet një propozim për uljen e çmimeve të naftës dhe ushqimeve. Filipçe deklaroi se ato do të dorëzojnë një pako ligjesh në Kuvend, me qëllim që të ju ndihmojnë qytetarëve ta tejkalojnë më lehtë këtë krizë.
Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së
“Së pari, një ligj për uljen e normës së TVSH-së nga 18% në 5% për karburantet, duke ulur më tej akcizën për 4 denarë, ligji i tretë është heqja ose ulja në 0% e TVSH-së për produktet bazë ushqimore, dhe ligji i katërt është përgjysmimi i çmimeve të taksave rrugore që qytetarët tanë paguajnë kur vozisin në rrugët në të gjithë vendin”.
Ai shton se të gjitha vendet në rajon tashmë kanë marrë masat e duhura për të ju ndihmuar qytetarëve që më lehtë ta tejkalojnë këtë krizë, vetëm Qeveria jonë, thotë ai, nuk bënë asgjë për tu kujdesur për qytetarët. Filipçe thotë se rritja e çmimit të derivateve mund të sjellë edhe rritje të çmimit të rrymës.
Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së
“Nuk janë në pyetje vetëm çmimet e naftës, ky shtrenjtim i çmimeve të naftës do të sjellë edhe shtrenjtim të ushqimeve të produkteve ushqimore bazë, eventualisht edhe të rrymës. Pastaj, edhe nëse çmimi i naftës në bursat botërore stabilizohet dhe ulet, nëse ndodhin këto rritje çmimesh, asgjë nuk do t’i ulë çmimet përsëri”.
Çmimet e derivateve të naftës që sot janë rritur 6.5 denarë. Kurse vetëm para 7 dite u rrit 14.5 denarë.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

