(VIDEO) LSDM: Dimitrievski është kapur “gjallë” në një skandal keqpërdorimi

“Maksim Dimitrievski është kapur “gjallë” në një skandal të hapur korrupsioni”, kështu akuzon partia opozitare LSDM, nga ku ata vlerësojnë se asnjë akuzë kundër LSDM-së nuk mund ta hedhë poshtë faktin se me këtë skandal ajo ka shkatërruar premtimet e saj kryesore zgjedhore ndaj qytetarëve – se do të qëndrojë për drejtësi dhe do të luftojë kundër BDI-së. Tutje ata u shprehën duke thënë nuk është për t’u habitur që njerëzit, veçanërisht banorët e Kumanovës, janë të shokuar nga krimi i Dimitrievskit.
MARKETING
Atina Murgashanska, LSDM
“Tre ditë pasi u shpall skandali, Dimitrievski ende nuk është përgjigjur në asnjë pyetje, dhe institucionet ende heshtin dhe nuk po ndërmarrin veprime. Sot do të pyesim publikisht se cili është sfondi dhe marrëveshja pas mbështetjes që erdhi papritur nga grupi këshillimor i BDI-së? Çfarë premtoi Maksimi për këtë mbështetje?”.
Ndërkaq, sot sekretari organizativ i LSDM-së, Martin Kostovski, deklaroi që anëtarë të zhgënjyer nga Lëvizja “ZNAM” po rikthehen në radhët e LSDM-së, pasi që sipas tij, reformat në LSDM janë në një nivel të lakmueshëm. Ai shtoi se aktualisht bëhet fjalë për tre familje nga Kumanova, nga ku thekson se ky është një trend dhe beson që do të vazhdojë në të gjithë Maqedoninë e Veriut.
Anida Murati /SHENJA/