(VIDEO) LSDM dhe VMRO përplasen për sistemin e shëndetësisë

(VIDEO) LSDM dhe VMRO përplasen për sistemin e shëndetësisë

LSDM thekson se Ligji e propozuar për Ndihmë për Viktimat në Koçan është një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj nevojave reale të familjeve të të vrarëve dhe të plagosurve në tragjedi. Siç theksoi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, kostot me të cilat përballen familjet e prekura janë të konsiderueshme dhe përfshijnë trajtime mjekësore, rehabilitim dhe mbështetje psikologjike.

MARKETING

Venko Filipçe, kryetari i LSDM-së

“Në ligj kemi përfshirë edhe familjet e tragjedive të tjera. Le të mos thonë se po ikim nga rasti i spitalit të Tetovës, Besa Trans, Llaskarca. Por, VMRO-DPMNE nuk dëshiron të diskutojë për asnjë temë – ata refuzojnë gjithçka. Edhe një herë i bëj thirrje VMRO-DPMNE-së që së bashku ta miratojnë ligjin për Koçanin. Njerëzit që takuam në Koçani kanë nevoja dhe kjo nuk është aspak e lehtë”.

Ndërkaq, VMRO-DPMNE kundërpërgjigjet duke kujtuar për Venko Filipçen se çfarë menaxheri dhe ministri më i keq i mundshëm i Shëndetësisë ishte në historinë e Maqedonisë së Veriut. Ai theksoi se sa humbje të mëdha financiare shkaktoi, por potencoi që edhe dëmtoi drejtpërdrejt pacientët me sëmundje onkologjike të cilët mbeteshin pa terapi.

VMRO-DPMNE

Filipçe është i zhytur deri në fyt në skandalin me Onkologjinë. Filipçe dhe Zaev premtuan ‘shëndetësi evropiane’, por e shndërruan atë në ‘shëndetësi mengeliane’ dhe një kolaps të plotë të sistemit shëndetësor për arsye përfitimi. Filipçe dhe LSDM duhet të dinë se qytetarët nuk do të lejojnë më të jenë viktima të lojërave të pista që për vite e kanë shkatërruar sistemin shëndetësor”.

Tutje ata megjithatë shtuan senë kohën kur Filipçe ishte ministër i Shëndetësisë, shëndeti i qytetarëve ishte peng i mafies së biznesit të afërt me LSDM-në, ndaj dhe pasojat nga Filipçe dhe LSDM në shëndetësi janë katastrofale dhe të dëmshme.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING