(VIDEO) LSDM dhe VMRO-DPMNE përplasen sërish për çështjen e ish-zv/kryeministrit

(VIDEO) LSDM dhe VMRO-DPMNE përplasen sërish për çështjen e ish-zv/kryeministrit

Aktivitetin për “kapjen” e Аrtan Grubit VMRO-ja e cilëson profesional dhe thonë se kjo është tregues në praktikë se tani lufta kundër korrupsionit dhe krimit është e vendosur. Duke u bazuar në komentet e LSDM-së të cilët arrestimin e Grubit e quajnë cirk, nga VMRO thonë se, LSDM-ja ka frikë nga ky akt dhe dëshmitë e Grubit, sepse ndoshta as nuk mund të kujtohen se në çfarë kanë qenë të përfshirë së bashku.

BRANE PETRUSHEVSKI – DEPUTET

Është e qartë se pse e bëjnë këtë, ndoshta se në rastin konkret as nuk u kujtohet se në çfarë marrëveshje dhe ndarje e aktivitete koruptive e kriminale janë të përfshirë së bashku me Artan Grubin. Prandaj, udhëheqësia aktuale e LSDM-së, Venko Filipçe, Oliver Spasovski, Jovanka Trençevska, Jon Fërçkoski, çdo ditë tregojnë histori për teatër e cirk, ndërsa i shmangen thelbit të çështjes – luftës kundër korrupsionit.

Me përgjigje të shpejtë nga LSDM-ja. Pyesin se nga VMRO-ja “e din” se çfarë do të dëshmojë në Prokurori, ish zv. kryeministri Grubi. Sipas tyre, ky fakt, flet për marrëveshje politike.

LSDM

“Gjithçka është marrëveshje. Gjithçka është e menduar paraprakisht, është skenar që po zhvillohet para syve të qytetarëve. Këtë tashmë e dijnë dhe e shohin të gjithë. Teatër në pikën kufitare, “syze, buzëqeshje, kamera…”, mungonte vetëm tepiku i kuq. Cirk. A janë të vetëdijshëm VMRO se për çdo ditë po fundosen thellë e më thellë në gënjeshtrat e veta.

Javën e fundit të muajit shkurt, pas 14 muajsh arrati në pikën kufitare në Bllacë, policia i vendosi prangat ish zv.kryeministrit Grubi i cili u vetëdorëzua. Pas gjashtë orësh dëshmi në Prokurori, Grubi u dërgua në arrest shtëpiak.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING