(VIDEO) LSDM dhe LEVICA kërkojnë të dijnë qëndrimin e ministrit të drejtësisë për faljen e presidentes

(VIDEO) LSDM dhe LEVICA kërkojnë të dijnë qëndrimin e ministrit të drejtësisë për faljen e presidentes

Me shumë reagime u përcoll edhe sot vendimi i fundit i presidentës së shtetit për falje të disa personave që vuanin burg. Nga LSDM kritikuan të parën e shtetit, që siç thonë përgjegjësinë e faljes e hedh tek Komisioni i Faljes, ndërkohë që vendimi i fundit siç shtojnë është i presidents dhe kërkojnë të dijnë edhe mendimin e Ministrisë së Drejtësisë për këtë listë të personave të falur.

Boganka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së

Në vend që ta tërheq vendimin skandaloz për faljen e kriminelëve të denuar dhe narko bosët, Siljanovska Davkova pa ju dridhur syri ka tentuar të mashtroj qytetarët. Ajo ka guxim të thotë se ‘nuk e ka ditur’ për dosjet kriminale të ‘figurave interesante’, duke e transferuar përgjegjësinë tek Komisioni i Faljes. Kjo nuk është asgjë tjetër përveç manipulimin klasik”.

Kurse Arben Taravari nga VLEN nuk ishte informuar se kë e ka falur presidentja. Taravari tha se nuk kanë të drejtë të përzihen pasi falja e të dënuarve, është e drejtë ekskluzive e presidentes.

Arben Taravari, kryetar i ASH-së

Unë nuk i di emrat kush janë falur, nuk kam informata, por ka komision në kuadër të presidentit dhe kjo është e drejtë ekskluzive e presidentes, nuk mund të përzihemi në një njeri që është zgjedhur prej qytetarëve”.

Të njejtin vendim e komentoi edhe kryetari i BESËS Bilall Kasami, që është gjithastu pjesë e VLEN. Ai kërkoi qasje më serioze nga presidentja dhe Komisioni i Faljes së kë e falin.

Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes BESA

Të falen ata persona të cilët vërtet e meritojnë faljen dhe jo si ky rast i cili mund të jetë edhe jo i hijshëm për vet vendimmarrjen që është bërë në kuadër të Presidencës, por këtu unë do ta kisha apostrofuar Komisionin për Falje. Besoj që presidentja do ta marrë seriozisht këtë çështje dhe do të marrë masa adekuate”.

Përmes komunikatës me shkrim, edhe Levica sikurse LSDM kërkon që ministri i Drejtësisë të deklarohet për siç thonë ata faljen e narkobosëve.

Levica

Filkov nga ZNAM ëshë i obliguar të tregoj se në pajtim me Ligjin për Falje, ndoshta ai vet, sipas detyrës zyrtare, e ka inicuar procedurën për falje. Kurse deklaratën e Siljanovskës dhe tentimin e saj për amnistimin e faljes skandaloze, e vlerësojmë si skajshmërisht komike dhe të pahijshme”.

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, mori vendim për faljen e 10 personave të dënuar, tre prej të cilëve denimi u zëvendësohet me kusht, ndërsa shtatë të tjerëve u shkurtohet dënimi.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING