(VIDEO) LSDM dhe Levica do të dorëzojnë iniciative për Komision Anketues në Kuvend për tragjedinë e Koçanit

(VIDEO) LSDM dhe Levica do të dorëzojnë iniciative për Komision Anketues në Kuvend për tragjedinë e Koçanit

Opozita maqedonase mbështet kërkesat e familjeve të viktimave të tragjedisë në Koçan, të cilët gjatë protestës së mbajtur të shtunën e kaluar në Shkup, kërkuan hetim të pavarur të rastit.  LSDM ka paralajmëruar se do të dorëzojnë propozim në Kuvend për një debat mbikëqyrës dhe formimin e një Komisioni të posaçëm Hetimor për një hetim të plotë dhe të pavarur të tragjedisë në “Puls”. Ato u kanë bërë thirrje të gjitha partitë politike të mbështesin këto iniciativa.

Venko Filipçe, Lider i LSDM-së

“Vlerësuam se këto janë hapa të nevojshëm për të kontrolluar veprimet e të gjitha institucioneve, për të përcaktuar përgjegjësinë politike, si dhe për të përgatitur masa dhe zgjidhje të mëtejshme në mënyrë që tragjedi të tilla të mos ndodhin më kurrë në Maqedoni”.

Deputeti i pasrtisë Levica, Amar Mecinoviq tha sot se janë të gatshëm t’i mbështesin këto iniciativa, ndërkaq informoi se, në fillim të dhjetorit do të thirret seancë e komisionit të përhershëm hetimor për mbrojtje të lirive dhe të drejtave të qytetarëve, pas ankesës së paraqitur nga prindërit e viktimave.

Amar Mecinoviq, Levica

“Kemi shpresa se do të ndodhë debati mbikëqyrës apo komisioni i posaçëm hetimor. Besojmë se kushtet janë të pjekura. Nuk ka arsyetim dhe për ketë shpresoj sinqerisht se do të ketë sukses kjo nevojë shoqërore. Të vërtetojmë se ku kanë dështuar institucionet, që të mundemi në të ardhmen të parandalojmë ekzistencën e bombave të kurdisura në shoqërinë tonë, ku mund ta pësojnë bashkëqytetarët tanë”.

Ndërkaq, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanoski, deklaroi se do t’i pranojnë kërkesat e LSDM-së dhe Levicës, por do të kërkojnë që debati të zgjerohet për të përfshirë të gjitha tragjeditë për të cilat, siç theksoi ai, nuk ka pasur përgjegjësi morale, politike apo penale.

Sinkron: Bojan Stojanovski, deputet i VMRO – DPMNE-së

“Në Kuvend duhet të parashtrohen pyetje edhe për spitalin modular. Duhet të parashtorhen pyetje edhe për atë se si transportues të caktuar që nuk kanë pasur licenca pavarësisht se kanë kaluar 60 herë kufirin shtetëror, çuan në djegien e njerëzve të gjallë. Për Durmo Tursin dhe për të gjithë ato tragjedi që ka përjetuar ky popull”.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING