(VIDEO) LSDM: Deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk votuan për heqjen e kamatës te “kreditë e shpejta”

(VIDEO) LSDM: Deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk votuan për heqjen e kamatës te “kreditë e shpejta”

Partia në pushtet LSDM e akuzon VMRO-DPMNE, se deputet e saj nuk kanë votuar  për heqjen e kamatave dhe shpenzimeve për kreditë e shpejta. Nga kjo parti thonë se partisë së Mickoskit, nuk i interesojnë hallet e qytetarëve.

LSDM

“Deputetët e VMRO-DPMNE-së në Kuvend nuk i votuan zgjidhjet ligjore për heqjen e kamatës dhe kostos së kredive të shpejta. Shumica parlamentare e udhëhequr nga LSDM miratoi ndryshimet në Ligjin për Përmbarim dhe Ligjin për Detyrimet, të cilat i dhanë fund normave të larta të interesit dhe borxhit skllavërues që futi në kurth mijëra qytetarë”

Nga partia e kryeministrit Kovaçevskit, thonë  se më nuk do të lejohet që kamata të kalojë shumën e borxhit kryesor dhe nuk do të ketë më situata ku të kthehen deri në 10.000 denarë për një borxh prej 1.000 denarësh.

Sipas LSDM-së, është ndërprerë praktika me të cilën qytetarët paguanin 70.000 denarë për kredi prej 10.000 denarëve.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING