(VIDEO) LSDM alarmon edhe për një tender të dyshimtë në MPB

(VIDEO) LSDM alarmon edhe për një tender të dyshimtë në MPB

LSDM opozitare alarmon për një siç e kanë quajtur ata tender të dyshimtë dhe korruptiv për testin për patentë shoferi që përfundoi tek këshilltari i VMRO-DPMNE-së. Nënkryetarja e LSDM-së Kaja Shukova thotë se ky skandal ngre pyetje serioze në lidhje me abuzimin e institucioneve për interesa biznesi dhe përvetësimin e parave të qytetarëve.

MARKETING

Kaja Shukova, nënkryetare e LSDM-së

“MPB, nën udhëheqjen e ministrit Pançe Toshkovskit, i dha një tender prej një milion denarësh për licencë për organizimin e testit për vozitje në rajonin e Pellagonisë kompanisë së sapoformuar ‘Super Driver’. Pas kësaj kompanie qëndron një funksionar i VMRO-DPMNE-së dhe këshilltar në Këshillin e Komunës së Kërçovës, Filip Mitreski. Përmes kompanisë ‘Street Ride’, e cila zotëron ‘Super Driver’.

Skandali thotë ajo, është edhe më i madh, sepse kompania është regjistruar vetëm tre muaj para nënshkrimit të tenderit.

Kaja Shukova, nënkryetare e LSDM-së

“Si e ka ditur se për disa muaj do të nënshkruhet tender që funksionari i VMRO-DPMNE-së e ka hapur kompaninë pikërisht për këtë qëllim? Ky është shembull i korrupsionit dhe skemave të tenderëve të VMRO-DPMNE-së. Ky nuk është rasti i parë. Përkundrazi”.

LSDM kërkon nga Komisioni Shtetëror për Antikorrupsion që të hapë lëndë dhe të veproj. Ndërsa të njejtën gjë e kërkon edhe nga Prokuroria Themelore Publike.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING