(VIDEO) LSDM akuzon VMRO-në për presione në Ministrinë e Mbrojtjes

Ish ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrova ka pretenduar se në Ministrinë e Mbrojtjes, të punësuarve po iu bëhen presione partake. Ajo nëpërmjet një shkrimi në rrjetet sociale ka paralajmëruar se së shpejti do t’i publikojë me emra dhe mbiemra siç thotë ajo, të gjitha skandalet e presioneve partiake ndaj të punësuarve dhe profesionistëve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ushtrisë.
SLLAVJANKA PETROVA, ISH MINISTRE E MBROJTJES
“Të punësuarit e Ministrisë së Mbrojtjes janë thirrur në intervistë nga përfaqësues të Shërbimit të Inteligjencës dhe Sigurisë Ushtarake për të dhënë një deklaratë se pse kanë marrë pjesë në protestat e Drejtësisë për Frosinën. Kjo ndodhi pas protestës së parë. Imagjinoni janë pyetur se nëse kjo do të thoshte se janë kundër Qeverisë. Ditën e djeshme, disa punonjës, edhe nga përfaqësues të Shërbimit, janë paralajmëruar “të kenë kujdes se çfarë u pëlqen dhe të mos mbështesin viktimat e vetëshpallura”.
Ajo theksoi se në kushtet e marrëdhënieve komplekse gjeopolitike dhe aktiviteteve të intensifikuara në territorin tonë nga shërbimet e inteligjencës që nuk janë anëtare të NATO-s, mbajtësi i karriges në Ministrinë e Mbrojtjes, Misalljovski, vendos prioritete të tilla. “ Nuk krenohesh në këso mënyra”, përfundoi ajo.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/