(VIDEO) LSDM akuzon Qeverinë për rritjen e kostos së jetesës

(VIDEO) LSDM akuzon Qeverinë për rritjen e kostos së jetesës

Nuk kanë të ndalur akuzat dhe kundërakuzat mes pushtetit dhe opozitës. Derisa pushteti kërkon dorëheqje dhe reformim të opozitës nga opozita sot kanë zbuluar siç thonë ata gënjeshtrën e madhe të pushtetit për rritje ekonomike. Bogdanka Kuzeska nga Lidhja Social Demokrate akuzon pushtetin për rritje të inflacionit. Nga LSDM thonë se situata do të ishte ndryshe nëse pushteti me në krye VMRO-në do të pranonte propozimin e tyre për pagë minimale prej 500 euro dhe për heqjen e TVSH-së, për produktet ushqimore.

Sipas Kuzeskës, rritja më e madhe, prej 7%, është regjistruar te shpenzimet për ushqime dhe pijet joalkoolike.

BOGDANKA KUZESKA – LSDM

“Të dhënat më të fundit mbi inflacionin tregojnë se, në kundërshtim me premtimet e pushtetit se inflacioni po bie, ai mbetet i lartë dhe po zvogëlon fuqinë blerëse të qytetarëve. Inflacioni vjetor në tetor arriti në 4,5%. Rritja më e madhe, prej 7%, është regjistruar te shpenzimet për ushqime dhe pijet joalkoolike – produktet bazë pa të cilat asnjë familje nuk mund të jetojë. Çmimet vazhdojnë të rriten pa kontroll. Çmimet e pakicës u rritën me 2,8% në tetor krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Rritja më e madhe është te produktet ushqimore – ushqimi u shtrenjtua me 6,7%, frutat dhe perimet me 4,3%”.

Akuza ndaj pushtetit për keqpërdorim dhe korrupsion LSDM-ja në adresë të Qeverisë lëshoi edhe dje duke thënë se për faj të VMRO-së, shteti po humb miliona euro të fondeve IPARD 3.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING