(VIDEO) LSDM akuzoi qeverinë se po fsheh marrëveshjen për migrantët me Britaninë

LSDM—ja opozitare ka akuzuar sot Qeverinë se po e fsheh nga opinionin bisedimet që po zhvillon me Britaninë e Madhe për pranimin e migrantëve në vend. Zëdhënësja e partisë, Bogdanka Kuzeska tha se, sipas informatave që kanë, tema e migrantëve ka qenë në fokusin e takimeve që del;egacioni qeveritar ka zhvilluar ditët e fundit në Londër. Kuzeska thotë se, Britania e Madhe ofron investim stategjik për vendet e rajonit, por se kjo vjen në pako me bisedime dhe oferta për hapjen e kampeve për migrantë.
Bogdanka Kuzeska, LSDM
“Meqë qeveria jonë pothuajse një vit po negocion për lloje të tilla huash dhe investimesh, dhe ka paralajmëruar një kredi prej 7 miliardë eurosh nga Britania, Mickoski tashmë nuk mund të fshihet dhe duhet të përgjigjet qartë: Çfarë saktësisht është biseduar në temën e migrantëve dhe kampeve për migrantë? A është e vërtetë që me marrëveshjen për huanë ekziston edhe një marrëveshje tjetër për migrantët, të cilën qeveria nuk e ka bërë publike? Pse Mickoski, i cili merret vetëm me PR, ka refuzuar një intervistë të rëndësishme për gazetën ‘The Times’? Këtë e ka konfirmuar vetë mediumi. Pse është shmangur, nëse nuk ka çfarë të fshehë?”
Ndërkaq, delegacioni qeveritar nga vendi që mori pjesë në samitin e Ballkanit Perëndimor në Londër, njoftoi se është zhvilluar takim me kryeministrin britanik, Keir Starmer. Megjithatë një njoftim u tha se palët kanë diskutuar për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar dhe rolin e rëndësishëm të Mbretërisë së Bashkuar në mbështetjen e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit. Po ashtu, kryeministri Hristijan Mickoski, ka zhvilluar edhe një takim tet-a-tet me kryeministrin britanik.
Hristijan Mickoski
“Në takim biseduam për thellimin e bashkëpunimit bilateral dhe mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për vendet e rajonit. Synimi kryesor është Procesi i Berlinit, përkatësisht takimet e nivelit më të lartë që po mbahen gjatë ditës. Procesin e Berlinit e organizoi personalisht kryeministri Kir Starmer dhe jemi seriozisht të përkushtuar në realizimin e Marrëveshjes mes qeverive”.
Në kuadër të këtij samiti, Mickoski ka realizuar shumë takime me pjesëmarrësit në këtë samit, të cilat i ka cilësuar si të frytshme dhe tha se është optimist sa i përket progresit të vendit në rrugën e integrimeve në BE.
Teuta Buçi /SHENJA/