(VIDEO) LSDM: 3000 militantët e Izet Mexhitit, partizimi më i madh në histori

(VIDEO) LSDM: 3000 militantët e Izet Mexhitit, partizimi më i madh në histori

Deklaratat e Izet Mezhitit se do të punësojë 2000 deri në 3000 shqiptarë në administratën shtetërore ka shkaktuar reagime edhe nga opozita maqedonase. Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska e cilëson këtë veprim si një “skandal pa precedent” dhe thekson se partizimi i administratës para zgjedhjeve është një strategji e qartë e rënë dakord me Hristijan Mickoskin. Kuzeska theksoi se ky është paralajmërimi më i madh i hapur për partizimin e institucioneve në histori. Sipas LSDM-së kjo është e njëjta praktikë që e pamë gjatë regjimit të Gruevskit – mbushja e administratës me shërbëtorë partiakë, ndërkohë që njerëzit kompetentë mbeten pa mundësi.

BOGDANKA KUZESKA, ZËDHËNËSE E LSDM-SË

LSDM pyet: Sipas cilave kritere do të zgjidhen këta 3000 të punësuar? A do të ketë konkurse publike apo tashmë ekziston një listë e “kandidatëve të përshtatshëm”? A është kjo listë tashmë në tavolinën e Hristijan Mickoskit? A po hesht VMRO-DPMNE sepse tashmë është marrë vesh që një pjesë e këtyre punësimeve do të jenë për kuadrot e tyre?

LSDM rikujton se VMRO kur ishte në opozitë akuzonte se administrata ishte e mbingarkuar dhe se duhej të bëheshin reforma, por tani , siç thonë ata, nuk ka asnjë problem që ta mbushin me kuadrot e tyre.

BOGDANKA KUZESKA, ZËDHËNËSE E LSDM-SË

Katër ministri të reja me nga tre zëvendësministra, dhe tani – 3000 njerëz të rinj në administratën shtetërore. Maqedonia nuk po humbet njerëz sepse nuk ka 3000 vende pune në administratë, por sepse sundon korrupsioni, klientelizmi partiak dhe mungesa e mundësive të barabarta. Ata që nuk i përkasin partive në pushtet mbeten pa mundësi, ndërsa profesionistët largohen sepse në këtë shtet nuk vlerësohet njohuria, por besnikëria partiake”.

LSDM kërkon që Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit të veprojë urgjentisht për këtë deklaratë si dhe ndalesë urgjente të të gjitha punësimeve në administratën shtetërore.

Kundër paralajmërimeve për punësimin e 2-3 mijë shqiptarëve, një ditë më parë reagoi edhe ministri I administratës publike, Goran Minçev, I cili I bëri thirrje Mexhitit që të mos sillet si “Liza në botën e çudirave”. Po ashtu edhe ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska tha se planet vjetore për punësime nuk parashikojnë punësimin e mijëra personave. /SHENJA/

MARKETING