(VIDEO) Lloga: Aleanca për Shqiptarët i ka të gjitha opsionet e hapura
Në emisionin “Intervistë në SHENJA” këtë javë ka qenë i ftuar ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, i cili ka folur në lidhje me zgjedhjet të cilat do të mbahen në afatin e rregullt, vitin e ardhshëm. Lloga theksoi se Aleanca për Shqiptarët i ka të gjitha opsionet e hapura se si do dаl në zgjedhjet e ardhshme. Sipas tij, Aleanca për Shqiptarët në mbledhjen partiake ka marrë vendim që kjo parti, do të garojë e vetme në zgjedhje.
KRENAR LLOGA, MINISTËR I DREJTËSISË
“Por ashtu edhe siç e parashikon edhe statuti jonë organi më i lartë i partisë dhe aty do të merren vendimet. Dhe, teknikisht derisa nuk kemi shpallur zgjedhje nuk ka edhe çfarë të diskutojmë. Por në momentin që do të shpallen zgjedhjet ne i kemi të gjitha opsionet e hapura me gjithë plus minuset e varianteve që janë në lojë… unë mendoj që veprimet e Aleancës kanë treguar pjekuri të lartë politike”.
Sa i përket çështjes për ndryshimet e Kodit Penal, Lloga shprehet i bindur se Gjykata Kushtetuese do t’i shfrytëzojë ndryshimet kushtetuese dhe se për këtë duhet të deklarohet vet Gjykata.
KRENAR LLOGA, MINISTËR I DREJTËSISË
“Mund t’u shfuqizohen nga ana e gjykatës kushtetuese me arsyen sepse kur janë dërguar për mendim, sepse e thotë procedura e saktë, do të duhet të marrin mendim nga institucionet të cilët preken nga kjo, nuk është pritur mendimi për këto ndryshime, dhe nuk janë këto ndryshime për të cilat është pyetur institucioni në fjalë qoftë gjyqësori qoftë prokurori dhe janë bërë këto ndryshime brenda natës”.
Duke komentuar raportin e Komisionit Europian, i pari i Drejtësisë ka thënë se gjatë muajit maj dhe prill ka pasur fenomene të dëmshme të shfaqura nga Këshilli Gjyqësor ku për shkak të kësaj, degradimi politik ka vazhduar nga bllokada e opozitës, ku janë bllokuar mijëra amendamente të cilat nuk është dashur t’i bllokojnë. Pëndryshe për bërjen e reformave në sistemin gjyqësor, Lloga theksoi se ka vullnet politik, ndërsa në Maqedonin e Veriut problem i sistemit të drejtësisë mbetet oligarkia. /SHENJA/