(VIDEO) Liqeni i Treskës në harresë: Atraksioni i madh i Shkupit shndërrohet në deponi ilegale mbeturinash
MARKETING
“Kjo që shihni pas meje është ajo që dikur konsiderohej si një nga vendet më të frekuentuara për pushim dhe rekreacion për qytetarët. Ndërsa tani kjo hapësirë reflekton vetëm një vend të lënë pas dore nën rrënoja. Liqeni i Treskës është tharë jo vetëm nga mungesa e investimeve por edhe nga mungesa e përgjegjësisë”.
MARKETING
Ky vend turistik që dikur ka grumbulluar shumë njerëz, sot është lënë në harresë, një kontrast krahasuar me kohë më parë kur në një ditë janë shitur me dhjetëra mijëra bileta për të hyrë në këtë kompleks turistik, ku ky liqen sipas të dhënave zyrtare e kishte kapacitetin për 10 mijë notues, ndërsa tani të vetmit vizitor janë krijesat që e kanë gjetur qetësinë larg zhurmës së dikurshme. Një hapësirë që dikur ishte simbol i pushimit dhe argëtimit, Liqeni i Treskës, edhe sot për vite me rradhë vazhdon të mbetet jashtë vëmendjes.
Kujtojmë se Liqeni i Treskës u ndërtua me vetë kontributin e banorëve të Shkupit në vitin 1978. Deri në vitin 1990 ky vend ishte atraksion për banorët e Shkupit. Në vitin 1998, për shkak të ndotjes së ujit, në liqen u ndalua larja dhe që prej asaj kohe filloi degradimi i tij. Në vitin 2013 liqeni i Treskës iu dorëzua komunës së Sarajit dhe deri tani të gjithë kryetarët e kësaj komune premtuan se këtë kompleks do ta vendosin përsëri në funksion, se do të ketë investime të mëdha, hotele, restorante, se këtij liqeni do ti kthehet shkëlqimi i dikurshëm, por kjo nuk ndodhi kurrë. Ndërkaq tani nga Komuna e Sarajit thonë se nuk kanë ingerenca për këtë zonë, duke e kaluar përgjegjësinë te institucionet qendrore. Ndërsa kureshtja për të gjithë mbetet se çfarë po ndodh me këtë zonë dhe a ka shpresë për ringjallje.
Anida Murati /SHENJA/

