(VIDEO) Limani premtoi rritje të mëtejshme të pensioneve pas 1 prillit
Me rastin e 100 ditëve të para, Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, ka prezantuar projektet e realizuara dhe ato që do t’i bëjnë në vazhdim ku sipas Limanit, njëqind ditë nuk janë shumë, por gjatë kësaj periudhe kanë bërë ndryshime të rëndësishme që kanë përmirësuar jetën e qytetarëve.
Limani rikujtoi se çështja e parë për zgjidhje ishin pensionistet ku rreth 340.000 pensionistë më 1 tetor kanë marrë 2.500 denarë pensione më të larta, kurse më 1 prill do të marrin edhe më shumë. Gjithashtu ai iu referua mbështetjes për të rinjtë dhe komunat, investimet në kopshte, qendra për persona me aftësi të kufizuara dhe projekte të tjera.
Fatmir Limani, ministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë
“Qeveria ka dhënë 250 milionë euro për investime kapitale për komunat. Kanë arritur 357 projekte nga rreth 80 komuna. Disa prej tyre janë edhe për kopshte fëmijësh dhe qendra në fushën e mbrojtjes sociale. Në 100 ditët e kaluara kemi vënë gurthemelin e dy kopshteve të reja në komunën e Butelit ku investimi ka vlerën prej 100 milionë denarë dhe në komunën e Gazi Babës, në vendbanimin Trubarevë, vlera e investimit është 19 milionë denarë.”
Segment tjetër I rëndësishëm në këtë çështje është edhe demografia, theksoi Limani. Ku për këtë ai tha se plani i demografisë parashikon masa për nxitjen e lindshmërisë dhe mbështetjes për fëmijët e posalindur dhe prindërit e tij.
Fatmir Limani, ministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë
“Respektivisht rritjen e mbështetjes së njëhershme financiare për fëmijën e parë dhe të dytë si dhe ndihmën e njëhershme financiare për fëmijën e tretë e kështu me radhë. Po ashtu në këtë drejtim do të sigurojmë mbështetje financiare për nënat që janë kthyer pas përfundimit të pushimit të lehonisë, procedurë, invitro me mundësi që çdo grua të marrë nga 6 inseminime falas.”
Përveç këtyre edhe shumë projekte të realizuara ku Limani tha se nuk do të përfundojë me kaq mirëpo do të vazhdojnë edhe me projekte të tjera në të ardhmen.
Merxhane Iseni /SHENJA/