(VIDEO) Limani: Në familje mbështeten vlerat që shtyjnë përpara një shoqëri, ambasadori turk: Familja është shtylla më e rëndësishme e shoqërisë

(VIDEO) Limani: Në familje mbështeten vlerat që shtyjnë përpara një shoqëri, ambasadori turk: Familja është shtylla më e rëndësishme e shoqërisë

Vizioni ynë është një shoqëri në të cilën çdo fëmijë ka mundësi të rritet në një mjedis të sigurt, kujdes dhe nxitës, ku familjet janë të mbështetura dhe të rinjtë të inkurajuar ta ndërtojnë të ardhmen e tyre me shpresë dhe vetëbesim, deklaroi ministri i politikës sociale Fatmir Limani në konferencën e përbashkët me ambasadorin turk në RMV Fatih Ullusoj në shënimin e ditës ndërkombëtare të familjes.

MARKETING

FATMIR LIMANI, MINISTËR I POLITIKËS SOCIALE, DEMOGRAFISË DHE RINISË 

“Familja paraqet burim stabiliteti, dashurie dhe solidariteti prandaj bashkëpunimi ynë fokusohet në krjimin e politikave që do të mbështesin forcimin e saj përmes shërbimeve sociale, mbështetjes për brezat e rinjë dhe zhvilimit të masave gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme. Si institucion detyra jonë themelore është të sigurojmë mbështetje për të gjitha format e familjeve dhe të plotësojmë nevojat e tyre të ndryshme”.

Ambasadori turk në RMV Fatih Ullusoj tha se familja është shtylla më e rëndësishme e shoqërisë dhe se investimi në të nënkupton një shoqëri të shëndoshë.

FATIH ULLUSOJ, AMBASADOR I REPUBLIKËS SË TURQISË NË RMV

“Familja si shtylla kryesore e shoqërisë është institucion I pazëvendësueshëm e cila nuk ka alternativë. Familja e cila e rrethon njeriu gjatë gjithë jetës së tij paraqet pikën më fundamentale të mbështetjes në jetën e njeriut. Familja siguron mbështetje për individin duke I dhënë rrethin e pare shoqëror, I siguron mjedis të besueshëm dhe luan rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e identitetit”.

“Dita e sotme e familjes është një rikujtim se pikërisht në familje mbështeten vlerat që e shtyjnë përpara një shoqëri”, tha Limani.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING