(VIDEO) Ligji për shkollat fetare, Ibrahimi kërkon mbështejen e të gjithë deputetëve

(VIDEO) Ligji për shkollat fetare, Ibrahimi kërkon mbështejen e të gjithë deputetëve

Pas disa dekadave diskriminim të heshtur dhe mungese përfaqësimi të denjë, nxënësit e Medreses po e fitojnë të drejtën e plotë si çdo qytetar tjetër”. Kështu deklaroi njëri nga liderët e VLEN-it Zekirija Ibrahimi, pasi një ditë më parë Qeveria miratoi propozim-ligjin për shkollat e mesme të komuniteteve fetare. Me këtë ligj u shpreh Ibrahimi, nxënësit në fund të shkollimit do ta japin provimin e maturës shtetërore dhe mund të regjistrohen në secilin fakultet të vendit dhe të huaj publik dhe privat.

Zeqirija Ibrahimi, koalicioni VLEN

Ky ligj është dëshmi e qartë e angazhimit tonë për drejtësi, barazi dhe respekt për diversitetin kulturor dhe fetar në shtetin tonë. Ky nuk është vetëm një ligj, por është një testament i fuqisë së vlerave tona, një garanci se asnjë besim, asnjë ndjenjë dhe asnjë komunitet nuk do të mbetet më kurrë nën hije”.

Ndërkohë, kritikoi pushtetin e kaluar të cilët sipas Ibrahimit e kanë shfrytëzuar këtë çështje për qëllime politike.

Zeqirija Ibrahimi, koalicioni VLEN

Në të kaluarën, kjo çështje është shfrytëzuar politikisht nga ata që për 20 vite e mohuan zgjidhjen reale, duke i mashtruar qytetarët me akreditime të rreme dhe duke ndërtuar barriera të panevojshme për të rinjtë tanë, por sot falë vullnetit të fortë dhe përkushtimit të VLEN-it, po u themi “mjaft” padrejtësive dhe po e sjellim ndryshimin e merituar”.

Tani ky ligj duhet të kaloj në Kuvend për të hyrë në funksion. Ibrahimi ju bëri thirrje të gjithë deputetëve që ta mbështesin atë dhe siç tha të dëshmojnë se janë në favor të të drejtave të barabarta arsimore të të gjithë qytetarëve.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING