(VIDEO) Ligji për përfaqësim të drejtë, reagon opozita: Ligj i papranueshëm dhe i rrezikshëm

(VIDEO) Ligji për përfaqësim të drejtë, reagon opozita: Ligj i papranueshëm dhe i rrezikshëm

Propozim ligji i Qeverisë për përfaqësim të drejtë dhe adekuat ka provokuar partitë politike shqiptare që përbëjnë opozitën të cilët menjëherë kanë reaguar kundër të njëjtit.

MARKETING

Bashkimi Demokratik për Integrim, parti pjesë e Frontit Europian thotë se ky propozim ligj që synon të zëvendësojë balancuesin ka strukturë të paqartë dhe është jo-produktiv. Sipas integristëve  kjo është një përpjekje për të zhbërë një nga shtyllat më të rëndësishme të Marrëveshjes së Ohrit.

BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

“Ky ligj është zero për shqiptarët, nuk do të ndalemi deri në rikthimin e Balancuesit si mekanizëm i vetëm ligjërisht detyrues për të garantuar barazi në administratë. Zëvendësimi i kalkulatorit të saktë dhe transparent me ‘raporte vjetore’ dhe ‘trupa koordinuese’ që nuk kanë asnjë fuqi për të detyruar institucionet të respektojnë përfaqësimin, është në vetvete një akt politik që prodhon padrejtësi dhe dominim etnik institucional”.

Kundër ligjit në fjalë kanë dalë edhe nga ASH-ja e Arben Taravarit të cilët për më tepër, kanë rënditur pesë pika përmes të cilave nga ky subjekt kanë sqaruar se pse ligji nuk bën dhe është i papranueshëm.

ALEANCA PËR SHQIPTARËT, KRAHU I TARAVARIT

Mungesë e garancisë për përkatësinë etnike

Mungesë e mekanizmave detyrues për përfaqësim të barabartë

Mungesë e sanksioneve për mosrespektim të ligjit

‘Trupi Koordinues’ – një organ formal, pa fuqi reale

Asnjë zgjidhje për zëvendësimin e sistemit ekzistues të balancuesit.

Ligjin në fjalë e kanë përshëndetur nga koalicioni VLEN që është pjesë e shumicës parlamentare. Thonë se për një vit në Qeveri e realizuan atë që BDI-ja nuk e bëri për 22 vite.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING