(VIDEO) Ligji për Përfaqësim të Drejtë, partitë në pushtet zotohen se ligji do të ketë efekte

(VIDEO) Ligji për Përfaqësim të Drejtë, partitë në pushtet zotohen se ligji do të ketë efekte

MARKETING

Partitë në pushtet zotohen se ligji i ri për përfaqësim të drejtë do të jap efektet e dëshiruara. Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se krahas përfaqësimit të drejtë ligji do ta marrë në konsideratë edhe cilësinë në punësime në administratën shtetërore dhe publike.

MARKETING

Sample Image

Hristijan Mickoski, kryeministër

Është ligj që do të siguroj përfaqësim të drejtë, por në të njejtën kohë do të mbaj përgjegjësi për cilësinë, diçka që deri tani nuk ka qenë në fokus. Unë mendoj se me këtë ligj, përfundimisht do të tejkalohen të gjitha stereotipet e të kaluarës, të gjitha elementet antikushtetuese, të gjitha pengesat e së kaluarës. Përfundimisht po ofrohet zgjidhje për të gjitha këto probleme dhe të mundemi të gjithë të përfaqësohemi drejtë dhe ta ndërtojmë atdheun tonë të përbashkët”.

Koalicioni VLEN janë shprehur se ata të drejtat e shqiptarëve, po i kthejnë në ligj.

Vlen

Ky ligj vendos rregull aty ku për vite ka sunduar paqartësia, krijon mekanizma për zbatim dhe parasheh trup koordinativ në krye me një zëvendëskryeministër shqiptar, si garanci se e drejta e shqiptarëve për përfaqësim të drejtë dhe adekuat nuk do të anashkalohet më. Fakti që ligji është përpunuar edhe pas vërejtjeve të Komisionit të Venecias e bën edhe më të fortë këtë zgjidhje”.

Pasi ligji kaloi në seancë qeveritare, nga BDI dje kanë reaguar duke thënë se “balancuesi”, po zëvendësohet me një komision i cili një herë në vit do të japë raport për përfaqësimin dhe kanë shpërndarë një fotografi ku shkruhet “Ligji i Karakamishevës nuk kalon”, duke lënë të kuptohet se ata nuk do ta votojnë ligjin kur të jetë në Kuvend.

Gjykata Kushtetuese më 9 tetor 2024 me shumicë votash e shfuqizoi Balancuesin i cili ka rregulluar përfaqësimin e drejtë të komuniteteve në administratën shtetërore.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING