(VIDEO) Ligji për Përfaqësim të Drejtë, Komisioni i Venecias në dhjetor do t’i përgjigjet 4 pyetjeve të qeverisë

Delegacioni i Komisionit të Venecias, me ftesë të Qeverisë, po qëndron në Shkup në kuadër të përgaditjeve të mendimit të tyre për projektligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, një dokument që synon ta shndërrojë barazinë nga premtim politik në detyrim ligjor. Për këtë njoftoi Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, në një deklaratë për mediat, ku theksoi se ky ligj jo vetëm që korrigjon një padrejtësi të trashëguar, por hap edhe një kapitull të ri europian për vendin, ku përfaqësimi i drejtë dhe adekuat bëhet standard i patjetërsueshëm për të gjitha institucionet.
Fetai tha se ata i kanë dërguar 4 pyetje Komisionit të Venecias, duke i’u drejtuar me kërkesë për mendim, se a e avancon ky projektligj, parimin kushtetues të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat duke marrë parasysh edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e balancierit. A a e promovon projektligji barazinë nëpërmjet veprimit pozitiv dhe duke eleminuar barrierat në punësim. A është projektligji në përputhje me parimet e tjera kushtetuese si liritë dhe të drejtat themelore, shprehjen e lirë të përkatësisë kombëtare, sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e privatësisë të të gjithë qytetarëve. Si dhe a është mekanizmi i trupit koordinues të Qeverisë për përfaqësim të drejtë dhe adekuat mekanizëm mjaftueshëm efikaspër të siguruar, rrespektimin, afirmimin, përmirësimin, avancimin dhe monitorimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat.
Arben Fetai, Zëvendëskryeminisër për qeverisje të mirë
“Ne besojmë se vlerësimi i komisionit të Venecias për këto 4 qështje, do të jetë garancë për një ligj të fortë dhe të qëndrueshëm, si në aspektin juridik kushtetues ashtu edhe në atë institucional. Me këtë ligj, përfaqqësimi i drejtë dhe adekuat për herë të parë shndërohet në një detyrim ligjor, të qartë dhe të zbatueshëm për ç’do institucion, në nivel vendi dhe nivel lokal. Ndërkohë, brenda 6 muajve pas miratimit të projektligjit në kuvend do të bëhet edhe harmonizimi i të gjitha ligjeve vendore që prekin në mënyrë indirekte apo direkte çështjet e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat”.
Pas pranimit të mendimit të komisionit të Venecias, Fetai tha se projektligji do të dorëzohet në kuvend, dhe do të futet në procedurë parlamentare, nga ku ai pret dhe uron që ai të marrë mbështetjen e gjërë të të gjithë spektrit politik që është e nevojshme për një projektligj të tillë gjithëpërfshirës. Ai madje tha se ky projektligj është shumë i vonuar dhe se do të duhej të ishte miratuar qysh në vitin 2003, sipas Fetait, miratimi i tij padyshim korigjon një padrejtësi, të trashëguar nga regjimi i BDI-së.
Siç tha Fetahu, me këtë ligj, po hapet një kapitull i ri për shtetin tonë, ku përfaqësimii drejtë nuk është më emocion deklarativ por një e drejtë e garantuar me ligj, e mbrojtur nga mekanizma të fuqishëm institucional.
Anida Murati /SHENJA/