(VIDEO) Ligji për inspektoratin e gjuhës në Kuvend, Propozuesit: Me këtë ligj nuk cënohet askush

Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për Inspektoratin për përdorimin e gjuhës, i propozuar nga deputetët e Levizjes Znam, ka hyrë në procedurë parlamentare, me procedurë të shkurtuar. Deputeti Boban Karapejovski, njëri ndër propozuesit, në elaborimin e propozimit të tyre, ka mohuar pretendimet e opozitës shqiptare se me këtë ligj, inspektoratit të gjuhëve i merren ingerencat apo u kufizohen kompetencat.
Boban Karapejovski, Lëvizja ZNAM
“Esenca e plotësimit dhe ndryshimit të këtij ligji në fakt është harmonizim me ligjin për mbikëqyrje inspektuese. Në dhjetor të vitit 2024 është fshirë subjektiviteti juridik i të gjitha inspektorateve. Deri më tani, këtë harmonizim e kemi bërë për të gjitha inspektoratet e tjera”.
Por sipas, deputetit të BDI-së, Talat Xhaferi, ligji për inspektoratin e gjuhëve buron nga ligji special për përdorim të gjuhëve, prandaj ky propozim sipas tij është antikushtetues.
Talat Xhaferi, Deputet i Frontit Evropian
“Me propozimin që bëni ju po ndërhyni në ligjin për përdorimin e gjuhëve në nenin 20 dhe abrogoni norma të një ligji tjetër me këtë ligj që as procedura nuk e lejon as kushtetuta nuk e lejon. Nëse ka qenë ideja që statusi juridik i inspektoratit për gjuhët të anulohet, pse nuk bërët propozim ligj për gjuhët dhe atje të thuhet se, ligji më nuk është person juridik që edhe ky ligj të merr formën siç duhet”.
Edhe deputeti i VMRO – DPMNE-së, Bojan Stojanovski tha se me këtë ligj nuk cënohet ndonjë e drejtë, as nuk merret ndodnjë mumdësi ligjore apo kushtetuese e kujt do qoftë.
Bojan Stojanovski, deputet i VMRO – DPMNE-së
“Ky ligj, këto faqe për të cilat ne diskutojmë sot është eksluzivisht në drejtim që të punësuarit atje, të mund t’i realizojnë obligimet e tyre, përkatësisht institucioni të mund t’i ralizojë obligimet që i ka ndaj të punësuarve. Në aspekt të asaj që dikush mund të ndërhyjë në punën e atij institucioni, nuk është e vërtetë”.
Kujtojmë se, në dhejtor të vitit të kaluar Kuvendi ndryshoi ligjin për Mbikëqyrjen Inspektuese. Me këtë, inspektoratëve i është hequr statusi juridik. Si pasojë e mos harmonizimit me ndryshimet ligjore, të punësuarit në inspektoratin e gjuhëve, i cili tash është nën Monistrinë e Drejtësisë, kanë mbetur katër muaj pa paga.
Teuta Buçi /SHENJA/