(VIDEO) Ligji për duhanpirësit, qytetarët e mbështesin propozimin për masa më rigoroze

(VIDEO) Ligji për duhanpirësit, qytetarët e mbështesin propozimin për masa më rigoroze

Nga kafene të mbushura me tym, drejt hapësirave pa duhan. Kjo është ideja kryesore e ligjit të ri për duhanin që pritet të ndryshojë zakonet e përditshme të qytetarëve në Maqedoninë e Veriut. Me ndalime të rrepta për pirjen e duhanit në kafene, restorante dhe tarraca të mbyllura, si dhe me gjoba të larta për qytetarët dhe bizneset, pritet të ndryshojë realitetin e përditshëm. Por disa qytetarë, nuk kishin dijeni për lëtë ligj por sidomos për gjobat.

QYTETAR

‘’Po normal se aty ka gra të cilat nuk e pijnë duhanin, ka fëmijë kshtuqë duhet me pasë vend të posatshëm për duhanin/normal që po/valla edhe për gjoba nuk e di sa janë’’.

QYTETARE

‘’Nuk jam ndonjë duhan pirës i flaktë, ndezi ndonjëherë. Por, e mbështes ligjin që do të sillet tani, sepse edhe objektet, edhe rrugët, është e tmerrshme. E mbështesë sjelljen e ligjit si të tillë, të fillojë të funksionojë jo vetëm të sillet’’.

Qytetarja gjithashtu theksoi se ligji i ri sa do të përmirësojë shëndetin publik, varet prej vet njerëzve, dhe sic ceku se nëse duam të jetojmë do të mbrohemi.

QYTETAR

‘’Unë për veti nuke pijë asnjë kuti në ditë/se kisha ndalu por as nuk e kam nijet me ndalu, por mirë është ama me paksu po/ se besoj, njeriu nëse vet e kupton se pengon duhet me ndal/njeriu sa bën dëm vetvetit nuk i bën askujt/ sedi dënimet qysh janë. Në Amerikë edhe e kamë lexuar por edhe e kamë ndëgjuar, janë ngritë afër 10 shtete duke bërë protest për fotografitë e këqija të kutisë së cigareve, ata nuk besojnë që është e dëmshme’’.

 

QYTETAR

‘’Duhanpirës po/nuk pajtona shumë por, me një mendim është mirë për njerëzt që nuk e pijnë duhanin/mendoj që po padyshim se po/për dënimet nuk e di po megjithëatë për një duhan pirës duhet një dënim që mu kfjell’’.

Opinioni mbetet i ndarë, ndërsa dilemat për zbatimin real të ligjit vazhdojnë. A do të sjellë ligji i ri për duhanin përmirësim konkret në shëndetin publik, apo do të mbetet vetëm një vendim në letër pritet të shihet kur të hyjë në funksion. /SHENJA/

 

 

MARKETING