(VIDEO) Ligji për arsimin e lartë dhe ligji për shkencën janë publikuar në ENER

(VIDEO) Ligji për arsimin e lartë dhe ligji për shkencën janë publikuar në ENER

MARKETING

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, ka deklaruar  se janë bërë një sërë ndryshimesh në Ligjin për arsimin e lartë, të cilat sipas saj janë propozuar në mënyrë korrekte dhe do të kontribuojnë në përmirësimin e tij. Ajo njoftoi se Ligji për arsimin e lartë dhe Ligji për shkencën tashmë janë publikuar në ENER, ndërsa gjatë ditës pritet të publikohet edhe Ligji për cilësinë në arsimin e lartë. Sipas saj, një nga ndryshimet kryesore është ulja e numrit të punimeve të kërkuara për studimet e ciklit të dytë dhe të tretë. Gjithashtu, është bërë edhe një reduktim i përfaqësimit të Qeverisë në Këshillin e Universitetit, ndonëse ministrja theksoi se kjo nuk ishte e domosdoshme dhe nuk pajtohet me qëndrimet se kjo cënon autonominë e këtij organi.

MARKETING

Sample Image

VESNA JANEVSKA, MINISTRE E ARSIMIT DHE SHKENCËS

“Këshilli kombëtar për arsimin e lartë do të përpunojë një bazë tjetër të revistave që do të vlerësohet edhe gjatë zgjedhjeve. Pra, gjithçka që e konsideruam të drejtë dhe jo dashakeqe është pranuar dhe në këtë moment mësuesit kanë mundësinë ta shohin. Bëmë të njëjtën gjë edhe në Ligjin për shkencën dhe mendoj se sot do të jetë, ndoshta pak më vonë pas një ore edhe Ligji për cilësinë në arsimin e lartë. Të gjithë palët e interesuara do të jenë në gjendje ta shqyrtojnë përsëri ligjin”.

Ajo theksoi se të gjitha propozimet që janë konsideruar të arsyeshme dhe me qëllim të mirë janë pranuar, ndërsa aktualisht të gjitha palët e interesuara kanë mundësi ta shqyrtojnë përmbajtjen e ligjeve dhe të japin komente. Në rast se paraqiten vërejtje të rëndësishme, ato do të shqyrtohen dhe mund të inkorporohen në tekstin përfundimtar, përpara se ligji të dërgohet në procedurë qeveritare.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING