(VIDEO) Ligji i Ri u mundëson pagesa edhe institucioneve të parave elektronike

(VIDEO) Ligji i Ri u mundëson pagesa edhe institucioneve të parave elektronike

Konkurrenca pritet të intensifikohet në tregun e brendshëm të shërbimeve pagesore. Banka Popullore ka lëshuar lejet e para për institucionet e pagesave, në përputhje me kornizën e re ligjore, përmes të cilave qytetarët do të mund të kryejnë pagesa brenda dhe jashtë kufijve, theksoi drejtori i Drejtorisë për Sisteme të Pagesave në Bankën Popullore Igor Veliqkovski.

IGOR VELIQKOVSKI, DREJTORI I DREJTORISË PËR SISTEME TË PAGESAVE NË BANKËN POPULLORE

“Një nga përfitimet e rëndësishme të kornizës së re ligjore në sferën e pagesave është hapja e tregut për hyrjen e ofruesve të rinj të shërbimeve të pagesave, pra përveç bankave, shërbime pagesash mund të ofrohen edhe nga bankat e kursimeve dhe si pjesëmarrës të rinj në treg mund të paraqiten edhe institucionet e pagesave dhe institucionet e parave elektronike”.

Veliqkovski tha se Institucionet e reja duhet të marrin leje për ofrimin e shërbimeve të pagesave ose emetimin e parave elektronike nga Banka Popullore, për çka duhet të plotësojnë kushtet e duhura të përcaktuara qartë me kornizën e re ligjore.

IGOR VELIQKOVSKI, DREJTORI I DREJTORISË PËR SISTEME TË PAGESAVE NË BANKËN POPULLORE

“Në periudhën e kaluar një numër i madh i subjekteve iu drejtuan Bankës Popullore për të filluar procesin e marrjes së lejes për ofrimin e shërbimeve të pagesave, pesë kompani tregtare që ofronin lloje të caktuara të shërbimeve të pagesave (transferim i shpejtë i parave ose lëshim i kartave të kreditit), në përputhje me kuadrin e mëparshëm ligjor, kanë paraqitur kërkesë zyrtare me dokumentacionin e nevojshëm dhe janë vlerësuar pozitivisht”.

Lidhur me interesimin e ofruesve të rinj jobankar për një gamë më të gjerë të shërbimeve të pagesave, Veliçkovski tha se Banka Popullore aktualisht është në komunikim aktiv me disa subjekte, disa prej të cilave tashmë ofrojnë shërbime pagesash në tregun e Bashkimit Evropian dhe në Rajon. “Ne presim që këto subjekte, nëse i plotësojnë kushtet e parapara, të sjellin zgjidhje inovative të pagesave në tregun maqedonas në përputhje me trendin global në lidhje me shërbimet fintech”, tha Veliçkovski.

Medina Ajeti Ali  /SHENJA/

MARKETING