(VIDEO) Ligji i gjuhëve, Fronti Europian dorëzoi interpelancë kër kryetarin e kushtetueses

(VIDEO) Ligji i gjuhëve, Fronti Europian dorëzoi interpelancë kër kryetarin e kushtetueses

Është dorëzuar interpelancë për kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski nga Fronti Europian. Kështu bëri të ditur sot deputeti Ilir Hasani. Megjithatë, ai tha se kjo iniciativë nuk është bërë për të ushtruar asnjë lloj presioni ndaj kryetarit të Gjykatës, e as ndaj Gjykatës, por kjo interpelenacë, Hasani tha se ka për qëllim të ngris debat për mënyrën e funksionimit të këtij institucioni. Deputeti tha se është shumë me rëndësi që Kostadinovski të tregojë se çfarë ka ai kundër gjuhës shqipe.

MARKETING

LIR HASANI,DEPUTET I FRONTIT EUROPIAN

Shumë është me rëndësi të na tregonë, se çfarë ka ai kundër gjuhës shqipe dhe pse e ka tërë atë ngarkesë dhe tërë atë paragjykim ndaj gjuhës shqipe. Në qoftëse fillojë ti numëroj shkaqet e interpelancës, do të fillojë me deklaratën publike të z.Kostadinovskit, i cili në gusht 2024 për agjencinë e lajmeve MIA ka deklaruar se po e citojë: “Me atë ligj, politika krijojë një lloj kaosi ligjor, i cili rezulton në kaos politik, mos besim dhe dilema, faktë është se ligji po zbatohet dhe se po krijonë probleme në zbatimin e tij”, kjo është deklarata e Kostadinovskit”.

Ndërkaq, Hasani tha se gjatë kohës së BDI-së kur ka qen në pushtet, janë bërë intencat maksimale që të përdoret gjuha shqipe në të gjitha institucionet, ashtu siç janë të parashikuara me ligj, duke shtuar se sa është mundur është bërë. Ai tha se presin që të vazhdojë ky trend, e jo të vazhdojnë me paragjykime të gjuhës shqipe, mos-respektimit të Kushtetutës dhe mos-respektimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhës, që siç tha, me vetëdije të plotë dhe në mënyrë flagrante të thyhen ligjet.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING