(VIDEO) Ligji i Branitellëve, Levica me interpelancë për deputeten Ilire Dautin

(VIDEO) Ligji i Branitellëve, Levica me interpelancë për deputeten Ilire Dautin

Grupi parlamentar i “Levicës” ka dorëzuar sot interpelancë ndaj kryetares së Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rininë, Ilire Dauti, për shkak të siз thonë ata, bllokimit të ligjit për “branitellat”. Deputeti Sashko Jançev në një konferencë për media në Kuvend tha se pasi u votua nevoja për miratimin e këtij ligji, Dauti nuk e futi pikën në rendin e ditës të Komisionit brenda 24 orëve dhe këtë nuk e ka bërë edhe pasi janë mbledhur nënshkrimet e deputetëve dhe se në çdo seancë të Komisionit refuzon ta vendosë në rend dite ligjin për branitellat.

SASHKO JANÇEV, DEPUTET I LEVICËS

Me veprime të tilla, kryetarja e Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rininë, Ilire Dauti, bazuar në bazën e saj personale për ligjin, vazhdon të veprojë në mënyrë antikushtetuese, kundër ligjit dhe rregullores dhe nuk jep asnjë shpresë se kjo do të ndryshojë dhe për këto arsye grupi parlamentar i Levicës i ka dorëzuar interpelancë “.

Dauti për disa javë nuk pranon ta fus ligjin e branitellave në rend të ditës në komisionin që ajo drejton pasi vlerëson se ky ligj nuk kalon, e as ndonjë ligj tjetër që nuk i trajton qytetarët në mënyrë të barabartë.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING