(VIDEO) Ligji i Branitellëve bllokoi sërish Komisionin

(VIDEO) Ligji i Branitellëve bllokoi sërish Komisionin

Kryetari i Kuvendit më në fund gjeti zgjidhje se si të vazhdojë punën e Komisionit parlamentar për Politikë Sociale Demokgrafi dhe Rini. Ai e caktoi deputeten Imërlije Saliu nga radhët e VLEN-it, që të kryesojë me seancën e sotme të këtij komisioni. Megjithatë, seanca kësaj radhe u ndërpre për shkak të ligjit të branitellave. Përkatësisht, deputetja e LSDM-së, Jovanka Trençevska, kërkoi në fillim të seancës që në rend dite, të futet edhe ligji për branitella.

Jovanka Trençevska, LSDM

Kam propozim për plotësim të rendit të ditës, edhe atë si pikë e parë e rendit të ditës të shtohet propozim ligji për të drejtat e posaçme të pjesëtarëve të forcave të sigurisë së Maqedonisë së Veriut me procedurë të shkurtuar”.

Megjithatë, Saliu nuk pranoi këtë kërkesë dhe tha se, afati i shqyrtimit të këtij propozimi sipas rregullores ka kaluar.

Imerlije Saliu, Deputete e VLEN-it

Unë do të kisha dashur që ju si LSD të hiqni dorë nga tendenca juaj për të futur propozim ligjin për branitella në rend dite, sepse ashtu siç e keni parë gjatë gjithë kohës, nuk jeni konsistent në qëndrimet e juaja. Insistimi juaj më duket i panevojshëm, për këtë arsyen unë do e mbyllë këtu seancën në një afat të pacaktuar”.

Nga ana tjetër, deputeti i Frontit Evropian, Elmi Aziri tha pas përfundimit të seancës se, çështja e propozim ligjit për branitellat ka përfunduar në kohën kur komisionin e udhëhiqte deputetja Ilire Dauti.

Elmi Aziri

Do të thotë, gjithçka ka përfunduar në kohën kur komisionin e udhëhiqte zonja Ilire Dauti dhe e gjithë kjo që po e shohim tani është një teatër i panevojshëm, sa për të bërë zhurmë dhe tendencë për t’u stolis me pupla të huaja për të cilat ne mendojmë se, nuk kemi nevojë as për regji as për teatra të këtilla. Autorizimi nga ana e kryetarit të Kuvendit të deputetes për ta udhëhequr komisionit për politikë sociale, demografi dhe rini ka qenë jo korrekt edhe ndaj koleges Ilire Dauti edhe ndaj Frontit Evropian”.

Aziri më tej shtoi se, nuk heqin dorë nga kërkesa e tyre që kryeparlamentari të thërras sërish seancën që të hedhen poshtë konkluzionet e interpelancës dhe ta propozojnë sërish Ilire Dautin për kryetare të komisionit.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING