(VIDEO) “Lidhja Evropiane për Ndryshim”: Sa vjet burg ia ka falë Ahmeti Gruevskit me ndryshimin e kodit penal

(VIDEO) “Lidhja Evropiane për Ndryshim”: Sa vjet burg  ia ka falë Ahmeti Gruevskit me ndryshimin e kodit penal

Vazhdojnë përplasjet në mes opozitës dhe pozitës për ish kryeminisitrin Nikolla Gruevski. Nga tre partitë shqiptare opozitare të bashkuara në “Lidhjen   Evropiane për Ndryshim”, deklarojnë se ndryshimet në  Kodin Penal janë  bërë  vetëm  në shërbim të Gruevskit, Mijallkovit, Jankullovskës dhe elementëve tjerë të ish-pushtetit.

Fatmir Sabriu nga Lëvizja Besa, i cili ka folur në emër të Lidhjes Evropiane,  theksoi se  qytetarët nuk meritojnë të zgjohen çdo ditë duke lexuar se sot u lirua nga kjo lëndë Gruevski dhe se sot u lirua nga lënda tjetër Mijallkovi. Sabriu tha se qytetarët këtë “dhuratë” e kanë nga BDI dhe Ali Ahmeti. Ndërkaq, ai tha se  qytetarët do të vazhdojnë të dëgjojnë edhe për  lëndët e tjera si  ‘TNT’, ‘Tanku’, ‘Titanik’, ‘Trajektorja’, ‘Тalir’ ‘Thesari’, ‘Target/Fortesa’,  që po  bien në ujë, një nga një çdo ditë e me radhë.

FATMIR SABRIU, LIDHJA EVROPIANE PËR NDRYSHIM

“Besa për neve nuk është çudi që dashuria e Ahmetit për Gruevskin është e madhe. Këtë e kemi kuptuar qysh moti dhe e kemi vërtetuar teksa vet ai deklaronte se Gruevski nuk është i keq, por të tillë e ka paraqitur propaganda mediatike, mirëpo duam që këtë dashuri të Ahmetit ta përkthejmë në parametra më të saktë. Pra, duam të dijmë, Sa vite burg, ia ka falë Ahmeti Gruevskit me ndryshimin e kodit penal? Sa para të qytetarëve janë vjedhur me kryerjen e këtyre veprave penale për të cilat sot Nikolla Gruevski po lirohet nga aktakuzat, e të cilat nuk ka për t’i kthyer kurrë”?

Në lidhje me Gruevskin ka folur edhe kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski, i cili deklaroi se ish kryeministri Gruevski duhet të kthehet në vend dhe të përballet me organet e drejtësisë.

DIMITAR KOVAÇEVSKI,KRYEMINSITËR I MAQEDONISË SË VERIUT

“Kthimi i Gruevskit është temë deplasuar. Ndaj tij ka flet-arrestim ndërkombëtar dhe ai duhet të kthehet në Maqedoni që të përballet me organet e drejtësisë”.

Kryeministri Kovaçevski mohoi  se ka pasur ndonjë komunikim me paraardhësin e tij Zoran Zaev  në lidhje me kthimin e ish-kryeministrit në vend pasi mëngjesin e sotëm në një pjesë të mediave u raportua se Zaev e kërcënoi kryesinë e LSDM-së se do të shkonte kundër tyre nëse vazhdon të bashkëpunojë me BDI-në në përpjekjet e tyre për kthimin e Gruevskit.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING