(VIDEO) Lidhja Europiane për Ndryshim: BDI i detyron shqiptarët t’i marrin pasaportat në gjuhën maqedone!

(VIDEO) Lidhja Europiane për Ndryshim: BDI i detyron shqiptarët t’i marrin pasaportat në gjuhën maqedone!

Shqiptarëve po u pamundësohet të kenë pasaporta në gjuhën shqipe. Kështu deklarojnë nga Lidhja Evropiane për Ndryshim.  Saranda Imeri tha se gratë shtatëzëna, fëmijët dhe të mëshuarit  presin me ora të tëra,  ndërsa në fund të ditës pas shumë malltretimeve përgjigjja është se  nuk ka passaporta në gjuhën shqipe. Ky kaos që po ndodhë kohëve të fundit tek nxerrja e dokumenteve me emrin e ri të shtetit, e ka vetëm një emërues, e ajo është siç tha Saranda Imeri, paaftësia e pushtetit për të menaxhuar këtë proces.

MARKETING

SARANDA IMERI, LIDHJA EVROPIANE PËR NDRYSHIM

“Këto rradhë të gjata nuk janw të rastësishme, kjo bëhet që qytetarët shqiptarë të kenë nevojë të thërras dikë për të intervenuar, e në këtë mënyrë pushteti ta kushtëzojë për një votë më shumë, e kështu po stimulohet  korrupsioni, i cili edhe ashtu po lulëzonë në pdo pore të jetës në shtetin tonë”.

Nga Lidhja Evropiane për Ndryshim, kërkojnë që urgjentishtë të merren masa dhe të ndalojë siç thojnë  ata, poshtërimi i gjithë qytetarëve të vendit, e sidomos shqiptarëve. E për të menjanuar  atë rrëmujë, ata propozojnë që dokumentet personale qytetarëve t’u dorëzohen përmes postës.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING