(VIDEO) Lidhja e Sindikatave të martën bllokon Kuvendin

(VIDEO) Lidhja e Sindikatave të martën bllokon Kuvendin

Të martën Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë do ta bllokojë kuvendin pasi sipas tyre deputetët gjatë gjithë vitit kanë heshtur për propozimin e LSM-së për rritjen e pagës minimale dhe për rritjen e të gjitha pagave të tjera. Lidhja e Sindikatave kërkon që paga minimale menjëherë të rritet në 600 euro, ndërsa pagat e tjera të rriten së paku për 6.000 denarë.

LIDHJA E SINDIKATAVE

Deputetët janë të shurdhër ndaj kërkesave të punëtorëve për rritje pagash, ndërsa nga punëtorët kanë marrë mandat të shijojnë luksin me paga të rritura për 79%, të cilat do të rriten edhe për 21,8%. Të paktën 250 euro për deputetët, ndërsa as 25 euro për punëtorët – është e turpshme”.

LSM thotë se po këta deputetë gëzojnë të drejtën e bufesë së Kuvendit me çmime të ulëta dhe rimbursim të shpenzimeve të udhëtimit deri në vendin e punës.

LIDHJA E SINDIKATAVE

Deputetët të parët do të përballen me zemërimin e punëtorëve, ndërsa përmes BLLLOKADËS do t’u pamundësojmë atë ditë të arkëtojnë shpenzime udhëtimi që kalojnë edhe 100 euro në ditë; le të vijnë në këmbë ose me transport publik, ashtu siç shkojnë në punë punëtorët”.

LSM I rikujton deputetëve që urgjentisht të votojnë për rritjen e pagës minimale dhe rritjen e të gjitha pagave të tjera, dhe uljen e pagave të funksionarëve. LSM sqaron se nëse deputetët heshtin atëherë ata do të kalojnë në mbledhjen e 10.000 nënshkrimeve me të cilat do t’i ulim pagat e funksionarëve dhe do t’i rrisim pagat e punëtorëve. /SHENJA/

 

MARKETING