(VIDEO) Liderët Evropian riafirmuan mbështetjen për anëtarësimin e rajonit në BE
Liderët evropian kanë publikuar një deklaratë të përbashkët pas mbajtjes së samitit BE–Ballkani Perëndimor, ku ata riafirmuan angazhimin e tyre të plotë për anëtarësimin e vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian. Përmes kësaj deklarate, liderët evropian kanë riafirmuar angazhimin e plotë dhe të paekuivok për perspektivën e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
Deklarata e përbashkët e BE-së
“BE mirëpret angazhimin e partnerëve të Ballkanit Perëndimor për të mbrojtur vlerat dhe parimet evropiane, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, primatin e demokracisë, të drejtave themelore dhe sundimin e ligjit, dhe pret që ata ta demonstrojnë këtë si me fjalë ashtu edhe me veprime, duke marrë përgjegjësi dhe duke zbatuar reformat e nevojshme, veçanërisht në fushën e parimeve themelore”.
Në këtë samit morën pjesë liderët e Bashkimit Evropian dhe krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, ndërkaq takimi u kryesua presidenti i Këshillit të Evropës, Antonio Costa. Duke folur për procesin integrues të Maqedonisë së Veriut, Costa tha se, autoritetet e vendit duhet ta dijnë së çfarë duhet të bëjnë. Ai theksoi se, përpos detajeve teknike të procesit, ekziston një zgjidhje fundamentale politike që duhet të bëhet: zgjidhje mes mbetjes të mbetjes së robëruar në të kaluarën ose ecjes përpara drejt një të ardhmeje të përbashkët në Bashkimin Evropian, duke aluduar këtu në kontestet historike të popullit maqedonas me Bullgarinë. Ndërkaq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, para fillimit të samitit BE-Ballkani Perëndimor tha se, si qeveri e Maqedonisë së Veriut, ata angazhohen të përmbushin gjithçka që është e nevojshme për këtë proces, sepse, siç tha ai, “qytetarët maqedonas e meritojnë këtë”.
Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së
“Si shtet, këtë e kemi merituar prej shumë kohësh, sepse rruga jonë ka nisur para 25 vitesh, por për arsye artificiale ende nuk mund të jemi pjesë e familjes evropiane. Presim që çështjet bilaterale nuk do të jenë pengesë, por përkundrazi, presim mbështetje nga fqinjët tanë në ambicien e Maqedonisë së Veriut për t’u bërë pjesë e BE-së”.
Nga ana tjetër, Bruksel kryeministri në largim i Bullgarisë, Rosen Zheljazkov tha se, nuk kanë çështje bilaterale të pazgjidhura me Shkupi dhe nuk jemi të përfshirë në asnjë lloj Maqedoninë e Veriut lidhur me çështje që kanë të bëjnë me të ashtuquajturin kompromis të korrikut 2022.
Sinkron: Rosen Zheljazkov, kryeministri në largim i Bullgarisë
“Kjo është një qëndrim panevropian. Qëndrimi ynë si vend anëtar është se çdo vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, mbi bazën e meritave të veta, duhet të vlerësohet për përparimin e tij nga vetë Bashkimi, dhe jo nga një shtet anëtar i veçantë,” shtoi Zheljazkov.
Kujtojmë se, si pjesë e propozimit francez të miratuar nga Kuvendi i Maqedonisë në vitin 2022, vendi duhet të fut në kushtetutë pakicën bullgare, në mënyrë që të hap kapitujt e negociatave.
Teuta Buçi /SHENJA/

