(VIDEO) Liderët europianë njëzëri paralajmërojnë sanksione për Rusinë!

(VIDEO) Liderët europianë njëzëri paralajmërojnë sanksione për Rusinë!

Liderët europianë që‘zbarkuan’ në kryeqytetin shqiptar, paralajmëruan sanksione të reja ndaj Rusisë, nëse nuk pranon armëpushim dhe nëse nuk merr seriozisht bisedimet me Ukrainën për fundin e luftës. Kryeministri britanik Keir Starmer kritikoi presidentin rus, Vladimit Putin se nuk po trajton me seriozitet bisedimet, ndaj tha se unioni do të vendosë për sanksione të reja ndaj Rusisë.

MARKETING

KEIR STARMER, KRYEMINISTËR I BRITANISË

Putin nuk është serioz sa i takon paqes. Është e rëndësishme të kemi unitet absolut me aleatët. Duhet të kemi një armëpushim. Nëse nuk veprojmë së bashku për sanksionet nuk do të ketë armëpushim. E qartë është se Putin nuk e do paqen seriozisht. Unë do të diskutoj me Zelenskyn këtu“.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen tha se sanksione të reja ndaj gazsjellësit rus Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2 do të vendosen si përgjigje ndaj shkeljeve të armëpushimit nga presidenti Vladimir Putin.

URSULA VON DER LEYEN, PRESIDENTE E KOMISIONIT EUROPIAN

Putin bëri thirrje për armëpushim, asnjë nuk e ndoqi. Presidentit Putin ofroi që Rusia dhe Ukraina të takohen në Turq. Zelensky ishte gati të takohej, por Putin nuk u duk. Ndaj po punojmë për një paketë tjetër sanksionesh, do të aplikojmë sanksione te Nord Stream 1 dhe 2. Ne duam paqe dhe do të ushtrojmë trysni derisa Putin ta bëjë këtë gjë”.

Edhe kryediplomatja e bashkimit Europian, Kaja Kallas, u ndal tek sanksionet që kanë në plan për t’i vendosur Rusisë, kjo për shkak të luftës që ai vijon në Ukrainë.

KAJA KALLAS, KRYEDIPLOMATE E BE-SË

Po mendojmë për paketën tjetër. Kemi sanksione që kemi vendosur për Rusinë, për energjinë. Kemi një udhërrëfyes që e kemi propozuar javën e kaluar së bashku me sanksionet sepse është tejet e rëndësishme për të vazhduar këtë luftë. Në këtë drejtim duhet të jemi të bashkuar sepse shohim qartë që Rusia nuk do paqe”.

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni në një deklaratë për media para nisjes së punimeve të Samitit të Komunitetit Politik Europian është shprehur se duhet të këmbëngulim për një armëpushim të pakushtëzuar në Ukrainë.

GIORGIA MELONI, KRYEMINISTRE E ITALISE

Nuk do të kërkojmë alternativa, por duhet të këmbëngulim për një armëpushim të pakushtëzuar, për një marrëveshje serioze paqeje që të ketë garanci sigurie për Ukrainën. Po vazhdojmë të punojmë edhe për këtë objektiv”.

Kryeministrja e Letonisë, Evika Siliņa paralajmëroi sanksione të reja për Rusinë nëse Rusia nuk e merr seriozisht çështjen e armëpushimit.

EVIKA SILIŅA, KRYEMINISTRE E LETONISË

Vetëm Rusia nuk do paqe në rajonin tonë. Nëse nuk ndryshon, do të na duhet të biem dakord për sanksione të mëtejshme, sepse vetëm kjo e ndal Rusinë. Është e rëndësishme të bëhet ky armëpushim i plotë 30 ditor. Në të kundërt, kemi 17 paketa të tjera sanksionesh për të cilat është rënë dakord. Në këtë samit do të flasim edhe për emigracionin e paligjshëm dhe bashkëpunimin ekonomik. Do ta përdorim këtë takim si një platformë të mire”.

Kryeministri i Ukrainës Volodimir u prit ngrohtësisht nga kreu i qeverisë shqiptare ndërsa nuk dha asnjë prononcim për mediat, edhe pse Ukraina ishte në qendër të deklaratave të liderëve që janë bërë pjesë e samitit në Tiranë. /SHENJA/

MARKETING