(VIDEO) Licencat e kopshteve në dy gjuhë, Siljanovska dhe Mickoski zbusin qëndrimet

(VIDEO) Licencat e kopshteve në dy gjuhë, Siljanovska dhe Mickoski zbusin qëndrimet

Krerët e lartë shtetëror zbusin qëndrimin për Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve. Thonë se shqiptarët mund ta marrin licencën edhe në gjuhën shqipe. Presidentja e shtetit e cila refuzoi ta nënshkruajë dekretin për këtë ligj, thotë se nuk ka pasur për qëllim që të ofendojë ndonjë gjuhë.

Gordana Siljanovska Davkova, presidente

“As nuk kam pasur për qëllim dhe as nuk do të bëjë ndonjëherë një gjë të tillë të përdot veto për të ofendoj ndonjë gjuhë, asnjëherë, as nuk kam vepruar sipas këshillave partiake. Por, çdoherë mendoj se respektimi i Kushtetutës dhe ligjeve është detyrim thelbësor për të gjithë ne. Unë as nuk jam ligjvënës, as gjykatës kushtetues, pra nuk do të propozoj zgjidhje ligjore dhe nuk do ta vlerësoj përmes vetos, vetëm kam bërë një thirrje që të rishikohen edhe njëherë nenet 9 dhe 10”.

Megjithatë i pengon se në ligj qëndron e shkruar si “Gjuha shqipe” dhe jo si “Gjuha që e flasin 20% e popullatës”. Ajo herë thirret në zbatimin e së drejtës e herë në obligim ligjor.

Gordana Siljanovska Davkova, president

“Në nenet 9 dhe 10 ka dispozita që mendoj se përbërja parlamentare t’i rimendoj. Formulimi se licencat jepen në maqedonisht dhe shqip, por nuk shkruan në gjuhën maqedonase dhe gjuhën që e flasin 20%. Tani flasim për të drejtë dhe jo për obligim. Askush nuk kundërshton që kur të jepet provimi në gjuhën shqipe të fitohet licencë në gjuhën shqipe”.

Edhe për kryeministrin Hristijan Mickoski nenet 9 dhe 10 janë diskutabilë. Por shton se nëse një shqiptar do të kërkojë që provimin ta japë në gjuhën shqipe, do të mund ta fitoj këtë të drejtë.

Hristijan Mickoski, kryeministër

“Siç jam i informuar, bëhet fjalë për nenin 9 dhe 10 të ligjit. Dhe ata dy nene, siç janë formuluar janë në kundërshtim me Kushtetutën, por edhe në kundërshtim me Ligjin për Gjuhët, do të korrigjohen. Të gjithë ata që normalisht hyjnë në fushëveprimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve, flasim për të gjithë ata persona që janë sa 20%, nëse e lexojnë këtë ligj dhe nenin 9 dhe nenin 10 thotë saktësisht 20%”.

Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve që e refuzoi ta nënshkruaj presidentja, Qeveria ka thënë se do ta rishqyrtoj dhe sërisht do të kthehet në Kuvend para deputetëve.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING