(VIDEO) Lëvizjet në Qeveri, posti i ministrit të Mjedisit pritet t’i mbetet LD-së

(VIDEO) Lëvizjet në Qeveri, posti i ministrit të Mjedisit pritet t’i mbetet LD-së

Bekim Sali do të jetë zv/kryeministër i parë, ndërkaq pozita e Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor do t’i takojë Lëvizjes Demokratike, pjesë e koalicionit VLEN. Kështu thonë nga koalicioni VLEN për TV Shenja duke shtuar se për VLEN, pozitat nuk janë qëllim në vetvete, por mjet për të realizuar vizionin politik.  Shtojnë se e rëndësishme për ta është që çdo kuadër të jetë në vendin ku mund të japë kontributin më të madh në funksion të qeverisjes së mirë dhe të interesit publik.

VLEN

“Pas zgjedhjes së z. Izet Mexhiti në krye të Komunës së Çairit, është e paraparë që pozita e zëvendëskryeministrit të parë të plotësohet nga z. Bekim Sali, ndërsa pozita e Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor do t’i takojë Lëvizjes Demokratike. Për sa i përket angazhimit të mëtejshëm të z. Sali, do të bisedojmë bashkërisht në kuadër të koalicionit dhe do të shqyrtojmë nëse do të ketë edhe përgjegjësi shtesë përveç asaj që tashmë është përcaktuar”

Përveç çështjes Sali, nga VLEN kanë komentuar edhe rezultatet e dobëta të AKI-së në zgjedhjet lokale. Sipas tyre, BDI/AKI nuk kanë kuptuar mesazhin e votuesve dhe dënimin që morën në këto zgjedhje. Ata theksojnë se AKI gabimisht i ka lexuar zgjedhjet lokale si parlamentare, por kjo strategji, sipas VLEN-it, nuk kaloi.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING