(VIDEO) Lëvizja e Izet Mexhitit: BDI është bërë lodër e Artan Grubit
Në lidhje me lojërat e fatit në Maqedoninë e Veriut, qeverinë e akuzojnë edhe nga partia opozitare shqiptare, Lëvizja Demokratike. Sipas tyre, BDI është bërë peng i apetiteve kriminogjene të një njeriu. Jetmir Asani nga LD thotë se BDI është bërë lodër në duart e Artan Grubit.
JETMIR ASANI, LËVIZJA DEMOKRATIKE
“Le të konstatojmë. Opozita shqiptare zbuloi aferën për 4 zinxhirët e rinj të lojërave të fatit. Opozita shqiptare zbuloi rrjetin e njerëzve të Artan Grubit në biznesin e kazinove!Opozita shqiptare sfidoi Artan Grubin të mbyllen tërrësisht kazinot në vendin tonë! Për të mirën e qytetarëve, për të mirën e fëmijëve tanë! Dhe çfarë bëri pas kësaj situate Artan Grubi i njohur me nofkën “Casino Man”? I verbuar nga pushteti dhe tenderat, vendosi të na akuzojë neve se e paskeshim bllokuar ligjin?! Sikur jo ai, por ne jemi paguar nga paratë e pista të kazinove! Pra, sulmi është mbrojtja më e mirë! Por a mendon vërtet se dikush e beson atë? E përsërisim edhe një herë, propozimi ynë është t’i mbyllim përfundimisht këto vende që na e morrën në qafë rininë! Që nesër!”
Ata e akuzojnë drejtpërdrejtë zv kryeminsitrin e parë, Artan Grubin, të cilët theksojnë se me nënshkrimin dhe me vendimin e tij po hap internet kazino për ta fut bixhozin në çdo shtëpi, nëpërmjet internetit. Asani nga Lëvizja Demorkatike thotë se po vjen koha kur ai do të përgjigjet për çdo vendim të jashtligjshëm që e ka bërë. Ai shprehet i prerë, pasi siç thotë, nuk ka shpëtim nga kjo. Samir Mustafa /SHENJA/