(VIDEO) Lëvizja Demokratike do të quhet partia e Izet Mexhitit

(VIDEO) Lëvizja Demokratike do të quhet partia e Izet Mexhitit

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut në skenën politike do të kenë edhe një subjekt të ri politik, subjekt i cili do të quhet Lëvizja Demokratike.  Nismëtari i këtij subjekti politik është deputeti tashmë i pavarur i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti.  Mexhiti u shkëput nga Bashkimit Demokratik për Integrim  pas deklerratasgh të panumërta për ndryshime në  parti. Ai ka qenë kryetari i Komunës së Çairit për tre mandate nën siglën e BDI-së.

“LËVIZJA DEMOKRATIKE do të jetë emri i partisë së re politike, të paralajmëruar ditë më parë nga deputeti Izet Mexhiti. Emri është bërë i ditur sot pas përfundimit të afatit për dhënien e ideve nga qytetarët përmes platformës online ëëë.lëvizja.mk.”, njoftuan  nga ky subjekt politik.

Ata paralajmërojnë që më 13 gusht do të bëhet promovimi zyrtar i këtij subjekti politik që pritet të udhëhiqet nga Izet Mexhiti.

“Ju ftoj të gjithëve, pa përjashtim, të bëheni pjesë e Lëvizjes Demokratike, pjesë e një fillimi të ri dhe së bashku ta çojmë deri në fund betejën e nisur”, deklaroi Muhamet Ameti, një nga pjesëtarët e lëvizjes së re.

Aktivitetet për themelimin e subjektit të ri politik në Maqedoninë e Veriut i filloi Izet Mexhiti në hapësirat e Komunës së Çairit. Aty ai ishte i shoqëruar ndër të tjera edhe nga deputeti Kastriot Rexhepi, deputetja Merita Koxhaxhiku, kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, dhe personalitet tjera.  Mexhiti pas paralajmërimit për themelimin e subjektit politik, ka zhvilluar takim me kryetarin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, dhe kryetarin e Alternativës, Afrim Gashin. Pas takimit të tre politikanëve, ata bënë të ditur se kanë biseduar për krijimin e një fronti të përbashkët opozitar si një domosdoshmëri në skenën politike shqiptare. /SHENJA/

 

MARKETING