(VIDEO) Lëvizja Demokratike: BDI shpëtimin po e kërkon te Nikolla Gruevski!

Lëvizja Demokratike vazhdon akuzat ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim, e në veçanti ndaj zëvendëskryeminsitrit Artan Grubit. Sipas tyre, BDI shpëtimin po e kërkon te Nikolla Gruevski. Fari Iseni nga LD deklaroi se BDI-ja e shpalli Nikolla Gruevskin si thesar kombëtar të shqiptarëve, por që në fakt, Iseni thotë se është “gomë” për të shpëtuar disa njerëz nga BDI.
MARKETING
FARI ISENI, LËVIZJA DEMOKRATIKE
“Ata që e mbrojtën, i dhanë mundësi të arratisej, ruanin pronën e tij, shpresojnë në të njëjtin shërbim nga Gruevski për ta. Njeriu që ishte arsyeja pse Maqedonia e Veriut u izolua për dhjetë vjet, njeriu që ishte arsyeja pse shumë shqiptarë u dënuan, u persekutuan dhe ju bënë padrejtësi,Njeriu të cilin BDI e sulmoi si arsye për mos anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe BE, sot pikërisht ai njeri është shpresa e fundit për shpëtimin e BDI-së”.
Iseni theksoi se BDI nuk ka shpresë që Gruevski mund të sigurojë deputetë që do të votojnë për ndryshimin e Kushtetutës. Ai gjithashtu tha se BDI shpëtimin e sheh në përsëritjen e episodave të njëjta, siç thotë ai, ashtu siç nuk u ndëshkua Gruevski mos të ndëshkohet edhe kriminaliteti i disa personave të BDI-së.
FARI ISENI, LËVIZJA DEMOKRATIKE
“BDI-ja e di se do të shkojë në opozitë andaj e do Gruevskin në pushtet. Gruevski u ka borxh atyre. Kështu mendojnë se shqiptarët do të duhet të harrojnë gjithë dëmin, gjithë korrupsionin, të gjithë fëmijët e ikur nga shteti.Ndryshimet në Kodin Penal ishin fillimi, kështu që tani po vazhdojnë me iniciativë para Gjykatës Supreme që kërkon kthimin e abolimeve të Gjorge Ivanovit. Mediat raportojnë se Artan Grubi është përfshirë personalisht në lobim dhe presion për rikthimin e faljeve”.
Nga partia e Izet Mexhitit thojnë se dënimi do të vijë shumë shpejt, ndaj ata i bëjnë thirrje gjykatësve të Gjykatës Supreme që, siç thojnë ata të mos bien në këtë grackë dhe presion të BDI-së. Samir Mustafa /SHENJA/