(VIDEO) Levicës i pengon shqipja edhe në ambalazhin e ushqimeve

(VIDEO) Levicës i pengon shqipja edhe në ambalazhin e ushqimeve

Gjuha shqipe po i pengon shumë partive politike maqedonase dhe politikanëve maqedonas. Herë hiq shqipen nga tabelat rrugore, herë nga ministritë e herë nga komunikatat. Tashmë ata dëshirojnë që ta heqin edhe nga ambalazhet e produkteve.

Partia Levica i ka bërë thirrje shumicës parlamentare që në seancën e së hënës të mbështesin Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për konsumatorët, me të cilin hiqet detyrimi për deklarata dygjuhëshe në produkte.

LEVICA

„Me këtë ligj po rregullohet padrejtësia ndaj prodhuesve dhe konsumatorëve maqedonas, të cilët për vite me radhë janë përballur me ngarkesa administrative dhe financiare të vendosura nga politikat klientelistike të partive të regjimit”.

Levica  i bën thirrje VMRO-DPMNE-së, e cila në të kaluarën pretendonte se ligji për dygjuhësinë është antikushtetues, që tani të qëndrojë në pozicionin e saj dhe të votojë për heqjen e këtij detyrimi.

LEVICA

“Presim që të gjithë deputetët që vërtet janë angazhuar për interesat e popullit ta mbështesin këtë ligj dhe të vendosin fund burokracisë të padobishme që i vë prodhuesit maqedonas në një pozitë të pafavorshme”.

Propozim-ligji do të jetë në rendin e ditës në seancën plenare të së hënës.

Më 20 mars do të mbahet seancë përgatitore për Ligjin e Gjuhëve, pasi Gjykata Kushtetuese më 11 dhjetori nuk mori vendim rreth kushtetutshmërisë së Ligjit për Gjuhët.

/SHENJA/

 

 

MARKETING