(VIDEO) Levica padit kryeministrin për Koçanin, Mickoski i gatshëm të dëshmojë

Grupi parlamentar i “Levicës” ka dorëzuar kallëzim penal kundër kryeministrit Hristijan Mickoski për veprën penale “pengim të drejtësisë”, lidhur me tragjedinë në Koçan. Nga “Levica” thonë se pavarësisht mangësive në punën e Prokurorit Publik të Republikës Ljupço Kocevski, siç është konstatuar nga Qeveria, ata kanë pezulluar procedurën për shkarkimin e tij, me qëllim që të sigurohet një hetim selektiv, gjegjësisht aludojnë në faktin se shtatë zyrtarë nga radhët e VMRO-DPMNE-së, të cilët, siç thonë ata, janë kursyer nga ndjekja penale. Apasiev propozon që Kryeministri Mickoski të merret në pyetje nga Prokuroria Publike.
MARKETING
DIMITAR APASIEV, KRYETAR I LEVICËS
“Bëhet fjalë për kreun e Departamentit për Punë të Brendshme të Koçanit, kreun e Departamentit të Punëve Penale në Koçani, kreun e Sektorit për Punë të Brendshme të Shtipit, inspektorin kryesor për krime ekonomike në Departamentin e Punëve të Brendshme të Koçanit, udhëheqësin e turnit në Stacionin Policor të Koçanit, pronarin e agjencisë private të sigurisë dhe drejtorin e Inspektorarit Shtetëror të Tregut, Vllatko Stojkovski”.
Ndërkaq, kryeministri Hristijan Mickoski, tha se nëse organet e drejtësisë vlersojnë se ka shkelur ligjin, ai është shprehur I gatshëm të dëshmojë të vërtetën.
HRISTIJAN MICKSOKI, KRYEMISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT
“Unë i thërras organet, prokukorin, që të prononcohen lidhur me këtë padi penale dhe nëse egzistonë vepër e tillë penale, mënjëher të verpojnë për të njejtën. Un jam këtu, nuk fshehem, nuk iki, lirishtë nëse vlersojnë se me të vërtet e kam thyer ligjin, un jam I gatshëm me vëtëdije dhe ndërgjegjje të pastër, të përgjigjëm, para qytetarëve, këtë e kam thënë prej ditës së parë, mos të presin një minut”.
Megjithatë , partia e majta njoftoi se do të vazhdojnë të ndjekin procedurën dhe do të këmbëngulin për llogaridhënie dhe një hetim të plotë të rastit të Koçanit.
Samir Mustafa /SHENJA/