(VIDEO) LEN: Kryeministri teknik, mashtrimi i fundit i BDI-së

Lidhja Europiane për Ndryshim, e cila nuk ishte në kuvend gjatë zgjedhjes së qeverisë 100 ditëshe të Talat Xhaferit vlerëson se kryeministri teknik është mashtrimi i fundit i BDI-së. Ata e përshkruajnë situatën e sotme të njëjtë me atë të kohës së socializmit kur në krye të kuvendit është zgjedhur Vullnet Starova dhe emërimin ei Sinan Hasanit në vitin 1986 për President të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, ku në të dyja rastet abuzohej formaliteti etnik për të poshtëruar dhe përbuzur substancën kombëtare shqiptare.
LIDHJA EUROPIANE PËR NDRYSHIM
“Tridhjetë vite më vonë, qëndrojmë sy më sy me të vërtetën se ata që harrojnë të kaluarën, rrezikojnë që e njejta t’ju përsëritet. Sot, e kaluara e dhimbshme po na përsëritet. Dukuria e instalimit të pro-forma liderëve shqiptarë për një përdorim tani kaplon edhe Maqedoninë e Veriut, në formën e instalimit të Talat Xhaferit si Kryeministër i BDI-së por për ta reklamuar si Kryeministër i parë shqiptar”.
LEN rikujton se në ditën e emërrimit të Xhaferit, në Maqedoninë e Veriut ende ka femijë që nuk guxojne dhe nuk ju lejohet të mësojnë ne gjuhën amtare.
Opozita shqiptare vlerëson se në këtë Maqedoni , ku siç thonë ata, Ahmetistët gëzojnë barazinë me partnerët e VMRO dhe LSDM, lulëzon pabarazia për shqiptarët që këmbëngulin në nderin e bukës së gojës dhe djersës së punës. /SHENJA/