(VIDEO) LEN akuzon BDI-në: “Për ju Soravia, Llotaria, Arbëria, Eurovia, për ne vetëm Gjermania”!

(VIDEO) LEN akuzon BDI-në: “Për ju Soravia, Llotaria, Arbëria, Eurovia, për ne vetëm Gjermania”!

Lidhja Evropiane për Ndryshim ka realizuar një aksion para Qendrës Tregtare “Soravia”, prej nga dërguan një sërë akuzash për partinë shqiptare  në pushtet BDI. Ata kanë vendosur lodra në rrugë dhe disa rroba të fëmijëve, të cilat aludojnë në ikjen e të rinjve jashtë vendit.

Protestuesit madje mbanin një pankartë me mbi shkrimin “Për ju Sorovaia, Llotaria, Arbëria, Eurovia, për ne vetëm Gjermania”. Behar Emini nga LEN deklaroi se BDI dhe kryetari i saj janë fajtorët kryesorë që shumë të rinjë janë larguar nga vendi.

 BEHAR EMINI, LIDHJA EVROPIANE PËR NDRYSHIM

 “E si mos të jetë kjo rënie dhe si mos të jetë kjo shkallë e korrupsionit, kur vetë kreu i partisë shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim përfolet si pronari real i kësaj qendre tregtare që kap vlerën e disa miliona eurove? Natyrisht, ai nuk është as i vetmi, as i pari e as i fundit. Ali Ahmeti Soravia është vetëm emri simbolik i korrupsionit në Maqedoninë e Veriut dhe ai e bashkëpunëtorët e tij janë ata që me korrupsionin e tyre, duke përvetësuar në mënyrë të paligjshme miliona euro nga qytetarët, janë bërë shkaktarët e vërtetë të shpërnguljes masovike të qytetarëve tanë nga vendi”.

Emini më tej shtoi  se çdo familje që ka ikur për shkak të siç thot ai,  këtyre politikanëve të korruptuar ka lënë pas vetes çanta, libra, fletore e lodra fëmijësh, duke kërkuar një jetë më të mirë për fëmijët e tyre.

 BEHAR EMINI, LIDHJA EVROPIANE PËR NDRYSHIM

 “Këto ne sot po ia lëmë këtu pronarit të Soravia-s, që t’i ketë si kujtim nga të gjitha ato familje që ai dhe bashkëpunëtorët e tij i kanë përzënë nga vatrat e tyre. Le ta dijë gjithë opinioni se mbi 300 mijë njerëz janë shpërngulur nga Maqedonia e Veriut vetëm nga viti 2002. Kaq na ka kushtuar pasurimi i familjes Ahmeti e Grubi. Që të ndalet ky trend negativ dhe ky eksod, jemi këtu ta tërheqim vërejtjen se 8 maji i vitit 2024 është çasti i fundit kur ne do ta vizatojmë udhën tonë europiane jo duke ikur në Europë, por duke e sjellë Europën në vendin tonë. Ne në BE – të korruptuarit në burg”!

Ata kanë zgjedhur sot që të protestojnë për arsye, që siç thojnë ata, sot shonohet Dita  Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit dhe mu në këtë ditë,  Kombet e Bashkuara e shënojnë 20-vjetorin e Deklaratës për Luftë Kundër Korrupsionit, me të cilën kanë deklaruar se arsye e problemit të moszhvillimit në botë është pikërisht korupsioni.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING