(VIDEO) Kuzeska: Hetimi për Koçanin po zhvillohet në mënyrë selektive

“Pse po mbrohen zyrtarët aktualë të policisë, ministër Toshkovski, a nuk keni pak ndërgjegje?”, kështu ka deklaruar zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska nga ku sipas saj edhe pas 30 ditësh, hetimi për ngjarjen në Koçan po zhvillohet në mënyrë selektive dhe në drejtim krejtësisht të gabuar. Sipas Kuzeskës, kjo nuk është e rastësishme apo nga injoranca, por e qëllimshme, për të mbrojtur zyrtarët aktualë. Ajo thekson se pas nëntë muajve të qeverisjes qëndrore asnjë nga njerëzit e tyre nuk është përgjegjës edhe pse siç tha ajo, për këtë të gjithë ekspertët e sigurisë kanë konfirmuar se përgjegjësinë e drejtëpërdrejtë e kanë udhëheqja aktuale e policisë.
MARKETING
Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së
“Imagjinoni, pas nëntë muajve të qeverisjes qendrore dhe gati katër viteve të qeverisjes lokale të VMRO-DPMNE-së, asnjë nga njerëzit e tyre nuk është përgjegjës, dhe të gjithë zyrtarët janë përgjegjës deri në vitin 2022. Të gjithë të dyshuarit po përballen me procedime për periudhën 2012-2022. Por, ç’mund të thuhet për përgjegjësinë e atyre që ditën e zjarrit – 15 mars – mbanin poste të larta policore. Në 30 ditët e fundit, të gjithë avokatët dhe ekspertët e sigurisë kanë konfirmuar se përgjegjësinë e drejtpërdrejtë për këtë ngjarje e kanë udhëheqja aktuale e policisë, LSI dhe një sërë institucionesh të tjera”.
Tutje ajo shtoi se si është e mundur që prej shtatë shefa policie, komandantë dhe zëvendëskomandant, të cilët me ligj ishin të detyruar të parandalonin zjarrin dhe të siguronin ngjarjen atë mbrëmje, nuk ia dolën, dhe nuk janë përgjegjës për një ngjarje të ndodhur gjatë turnit të tyre dhe fajin e kanë vetëm të mëparshmit?
Nëse ata do të kishin vepruar, Kuzeska tha se, disko do të ishte mbyllur me kohë – përpara se të ndodhte tragjedia, nga ku një veprim i vetëm ligjor sipas saj, mund të kishte ndryshuar shumë, ku më e rëndësishmja, jetët mund të ishin shpëtuar.
Ajo madje i drejtohet Toshkovskit duke i thënë se kryen terror dhe persekutim politik vetëm për të mbrojtur ata që ka emëruar. Ndërkaq thekson se LSDM kërkon dhe do të vazhdojë të kërkojë llogaridhënie të plotë, në të cilën askush nuk do të përjashtohet apo kursehet.
Anida Murati /SHENJA/