(VIDEO) Kuvendi të mërkurën pritet të votojë anëtarin e KSHZ-së dhe Ligjin e Lojërave të Fatit

(VIDEO) Kuvendi të mërkurën pritet të votojë anëtarin e KSHZ-së dhe Ligjin e Lojërave të Fatit

Të mërkurën Kuvendi pritet të votojë anëtarin e  KSHZ-së dhe Ligjin për lojërat e fatit. Në kuadër të seancës së 145-të, Kuvendi pritet të zgjedhë anëtarin e ri të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ). Sipas informacioneve të MIA-së,propozimi që Abdush Demiri të jetë anëtari i shtatë i organit më të lartë zgjedhor në vend, mund të ketë mbështetjen e më shumë se 80 deputetëve, por për ta miratuar kërkohet një shumicë prej dy të tretash.

MARKETING

Ata gjithashtu informojnë  se deputetët e BDI-së dhe krahut të Aleancës të Ziadin Selës pritet të mos e votojnë Demirin, ndërsa LSDM, VMRO-DPMNE dhe koalicionet e tyre dhe opozita shqiptare do ta mbështesin. Pas pengesave disa mujore se cila parti e shqiptarëve duhet të ketë anëtarin e saj të KSHZ-së, Demiri mbeti i vetmi kandidat sepse Zulfi Adili i Partisë Demokratike Europiane u tërhoq pasi u emërua drejtor i Agjencisë së Investimeve të Huaja. Abdush Demiri vjen nga Besa dhe është një propozim i mbështetur nga partitë opozitare shqiptare. Nëse votohet, përbërja e KSHZ-së do të kompletohet për më pak se tre muaj. Komisioni ka më shumë se një vit që është pa anëtarin e shtatë që kur Krenar Loga u bë ministër i Drejtësisë.

Në rendin e ditës të seancës së 145-të të caktuar për të mërkurën, më 28 shkurt në ora 11:00, është edhe Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojërat e fatit. Ligji është rikthyer në rend dite pasi presidenti Stevo Pendarovski nuk e ka nënshkruar dekretin për të. Për miratimin e këtij ligji, shumicës parlamentare i duhen 61 vota.

Tani për tani, ndër të tjera, në rendin e ditës të kësaj seance është edhe Propozim vendim për miratimin e vazhdimit të afatit për ekzistimin e gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim të pengimit të kërcënimeve  dhe forcimin e sigurisë. Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING