(VIDEO) Kuvendi pritet të fillojë procedurat për zgjedhjen e kryeprokurorit

(VIDEO) Kuvendi pritet të fillojë procedurat për zgjedhjen e kryeprokurorit

Qeveria në mbledhjen e fundit ka shqyrtuar propozimin për shpalljen e konkursit për emërimin e kryeprokurorin e shtetit dhe i ka propozuar Kuvendit të shpallë konkursin në “Gazetën Zyrtare” dhe të paktën në dy gazeta ditore, nga të cilat një botohet në gjuhën që flitet nga të paktën 20% e qytetarëve që flasin gjuhë zyrtare të ndryshme nga maqedonishtja.

Sipas Ligjit për Prokurorinë Publike, kryeprokurorin e Shtetit të Maqedonisë e emëron Kuvendi, me propozim të Qeverisë, për një mandat prej 6 vjetësh, me të drejtë rizgjedhjeje.

Kuvendi duhet të shpallë konkursin jo më vonë se 2 muaj para përfundimit të mandatit të kryeprokurorit të Shtetit ose menjëherë pas lirimit të vendit. Sipas ligjit, kryeporkurori i Shtetit është i detyruar të njoftojë Qeverinë për përfundimin e mandatit jo më vonë se 3 muaj para përfundimit të tij.

Afati për dorëzimin e aplikimeve është 15 ditë nga dita e shpalljes së konkursit në “Gazetën Zyrtare”.

Sipas nenit 61 paragrafi (1) të Ligjit për Prokurorinë Publike, për kryeprokurin e Shtetit mund të emërohet ose zgjidhet një person që i përmbush disa kushte, siç janë, të jetë shtetas i Maqedonisë, të zotërojë gjuhën maqedonase në mënyrë aktive, të ketë aftësi të plotë juridike, të ketë përfunduar studimet juridike me 300 kredi ose nivelin VII/1 të arsimit në fushën e shkencave juridike ose të ketë diplomë të nostrifikuar nga studime juridike jashtë vendit me 300 kredite, si dhe të ketë kaluar provimin e jurispodentës.

Kushtet e veçanta për zgjedhjen e kryeprokurin e Shtetit janë që kandidati të ketë përvojë të pandërprerë pune prej të paktën 10 vjetësh si prokuror publik ose si gjykatës në fushën e së drejtës penale.

Kuvendi i Maqedonisë në mbledhjen e 16 dhjetorit 2025 i caktoi Ljupço Kocevskit përfundimin e detyrës si kryeporkuror i Shtetit të Maqedonisë. Ai dorëzoi dorëheqje në ditën kur Kuvendi duhej të shqyrtonte propozimin e Qeverisë për shkarkimin e tij.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING