(VIDEO) Kuvendi edhe një herë jep sqarime për udhëtimin e Gashit në Kosovë

(VIDEO) Kuvendi edhe një herë jep sqarime për udhëtimin e Gashit në Kosovë

Kabineti i kryetarit të Kuvendit Afrim Gashit deklarohet edhe një herë për udhëtimin e tij në Kosovë para disa ditësh. Me qenë se ende po shkruhet dhe komentohet nëpër media, thuhet në reagimin dërguar mediave. Ata sqarojnë edhe një herë se mbikqyrja e vazhdueshme e sigurisë së kryetarit të Kuvendit dhe funksionarëve të lartë, është prodeurë standarde. Ndërsa shtojnë se kjo është hera e parë e një tentimi për diskreditim të një personi publik.

Kabineti i kryetarit të Kuvendit

Që nga pavarsia e vendit tonë, çështje të këtilla asnjëherë nuk janë ngritur si temë e rëndësishme e interesit publik. Kjo është hera e parë të jemi dëshmitarë të një tentimi të këtillë për diskreditimin e një personi publik. Kryetari i Kuvendit së bashkuë me funskionarë tjerë të lartë dhe familjet e tyre janë nën mbikqyrje të vazhueshme të sigurisë. Kjo është procedurë standarde edhe pse e pranoj se jo çdokush mund të jetë i kënaqur nga ky realitet”.

I pyetur nga gazetarët që pas siç thanë ata skandaleve të njëpasnjëshme të kryeparlamentarit Gashi, a do ta mbështes iniciativën për interpelancë, kryeministri Hristijan Mickoski thotë se VMRO është kundër interpelancës së kryetarit të Kuvendit.

Hristijan Mickoski, kryeministër

E dini qëndrimin e VMRO-DPMNE-së se nuk shohim asnjë shkak për interpelancën e skryeparlamentarit Afrim Gashit, sepse mënyra se si ai sillet si kryetar Kuvendi, si udhëheq seancat, vërtetë paraqet sjellje të ndryshme serioze nga ajo që e bënte paraardhësi i tij. Supozoj se koalicioni LSDM-BDI-Levica ka motivet e veta për paraqitjen e këtij lloji të interpelancës, ndoshta Artan Grubi, Ali Ahmeti, Talat Xhaferi, Bujar Osmani, për ata janë politikanë më të mirë se Gashi dhe prandaj ne nuk do ta mbështesim interpelancën”.

Interpelanca kundër Afrim Gashit është paraqitur nga partia Levica dhe do të jetë në rend ditë më 3 shtator. Ndërkaq, nga Kuvendi poashtu thanë se kryetarit do të organizoj brifing për gazetarët për të diskutuar të gjitha temat aktuale që lidhen me Kuvendin.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING