(VIDEO) Kuvend, Faton Selami e kaloi filtrin e parë për Avokat të Popullit

Nën këtë atmosferë kaloi debati në komisionin për Zgjedhje dhe Emërime kur u debatua për përzgjedhjen e kandidatit për Avokat të Popullit.
Dritën jeshile nga ky komision për pozitën e lënë bosh pas pensionimit të Naser Ziberit e mori Faton Selami nga Tetova.
Selami ishte propozim i VLEN dhe në pika të shkurtra, biografinë e tij e shpalosi koordinatori Bekim Qoku.
BEKIM QOKU, KOORDINATOR I VLEN
“Ka kryer fakultetin juridik të nivelit bahçellor në Universitetin Tetovës dhe studimet post-diplomike në universitetin e Evropës Juglindore. E ka të kryer provimin e jurisprodencës si dhe provimin e noterisë. Ka një përvojë të gjatë të punës sidomos në sferën e mbrojtjes dhe promovimin e të drejtave të njeriut”.
Kritikat e Dautit për mënyrën e përzgjedhjes dhe ndikimet politike nuk i bënë përshtypje shumicës parlamentare. Në fund të debatit, kryetari i Komisionit për Zgjedhje dhe Emrime, Gjeorgjia Sajkovski tha se Selami është kandidati i vetëm që kalon filtrin në mesin e 17-të kandidatëve që kishin aplikuar për avokat të popullit.
GJEORGJI SAJKOVSKI, KRYETAR I KOMISIONIT PËR ZGJEDHJE DHE EMRIME
“Komisioni për Zgjedhje dhe Emrime miratoi propozim vendimin që Faton Selami të jetë Avokat i Popullit . Këtë vendim do t’ia dorëzojmë kuvendit”.
Kujtojmë se për pozitën e Avokatit të Popullit përveç Selamit në konkursin e shpallur nga Kuvendi ishin paraqitur edhe gjashtëmbëdhjetë kandidat të tjerë, mes tyre edhe shefi i kabinetit të Afirm Gashit, Driton Nebiu dhe ish avokati i shtetit Femi Stafa.
Mevludin Imeri /SHENJA/