(VIDEO) Kushtetuesja pezullon përkohësisht grafën e etnisë te certifikatat
Gjykata Kushtetuese njoftoi se nga sot, 20 dhjetor deri në marrjen e vendimit përfundimtar, në certifikatat e lindjes, martesës dhe vdekjes nuk do të shënohet grafa e etnisë. Kushtetuesja thekson se kjo është një masë e përkohshme. Gjykata Kushteteuese vlerëson se përkatësia etnike është një ndjenjë personale, të dhëna empirike të paverifikueshme dhe liria e shprehjes e përcaktuar me Kushtetutë.
GJYKATA KUSHTETUESE
“Nga pretendimet në iniciativë, sipas kërkuesit, ndjenja e përkatësisë etnike është ndjenjë personale e qytetarit dhe nuk mund të vërtetohet me dokument publik, d.m.th. me një dokument të lëshuar nga një autoritet shtetëror, kryesisht për faktin se liria e shprehjes së kombësisë përfshin të drejtën për të ndryshuar ndjenjën e përkatësisë kombëtare dhe me futjen praktike të kolonës së kombësisë në ekstraktin nga librat e lindjes – si regjistrat publikë, i jep fund ndjenjës së shprehur dikur kombëtare”.
Udhëzimet për librat amë, në të cilat është shtuar rubrika e etnisë, janë miratuar nga ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, më 29 maj të këtij viti. Akti është botuar në “Gazetën Zyrtare” më 15 qershor, pra 17 ditë pas miratimit të tij, ose më konkretisht – 10 ditë pas skadimit të afatit ligjor për këtë procedurë. Ndërkohë, më 5 korrik, Gjykata miratoi një masë të përkohshme që nxori jashtë përdorimit udhëzimin e Llogës deri në marrjen e një vendimi përfundimtar për këtë çështje.
Samir Mustafa /SHENJA/