(VIDEO) Kushtetuesja nuk hapi procedurë për rregulloren e KSHZ-së

(VIDEO) Kushtetuesja nuk hapi procedurë për rregulloren e KSHZ-së

Gjykata Kushtetuese vendosi të mos hapë procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Rregullores së KSHZ-së për mbledhjen e nënshkrimeve për zgjedhjet lokale 2025. Iniciativa u dorëzua nga Kongresi Maqedonas Botëror dhe Stevçe Stojanov, të cilët pretendojnë se rregullorja është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin, duke e akuzuar KSHZ-në për tejkalim të kompetencave. Gjykata arsyetoi se në mungesë të dispozitave ligjore, KSHZ ka pasur bazë të plotë për të vepruar dhe rregullorja ka karakter juridik edhe pse është e përkohshme

Darko Kostadinovski, kryetar i Gjykatës Kushtetuese

Një ndër argumentet kyçe është se, Kodi Zgjedhor, me zbrazëtirën ligjore e krijuar me vendimin tonë, nuk e rregullon çështjen e kritereve për nënshkrimet e nevojshme, por në Kodin Zgjedhor vazhdojnë të jenë në fuqi dispozitat sipas të cilave nënshkrimet e zgjedhësve në procedurën e kandidimit mblidhen në mënyrën dhe procedurën që e rregullon Komisioni Shtetëror me rregulloren e saj”.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski në konferencën e mbajtur pas seancës, shtoi gjithashtu se, në marrjen e këtij vendimi, kanë interpretuar edhe mos veprimin e Kuvendit.

Darko Kostadinovski, Kryetar i Gjykatës Kushtetuese

Është e pakontestueshme se me vendimin tonë u krijua një zbrazëtirë juridike. Është e drejtë dhe obligim i ligjvënësit që ta përmbush atë zbrazëti. Por, siç është e drejtë dhe obligim ta përmbushë atë zbrazëti juridike, është e drejtë e ligjvënësit që nëse vendos që, është e leverdisshme të mos e përmbush dhe kjo flet shumë, kjo është indikacion serioz. Përmbushja ose mos përmbushja e zbrazëtirës juridike ndoshta është vendim i Kuvendit, mund të interpretohet se shkon shumë liberal në aspekt të kritereve të pjesëmarrjes së kandidatëve të pavarur në zgjedhjet lokale”.

Kostadinovski tha se vendimi u mor me shumicë votash, por kishte edhe anëtarë të Kushtetuesës të cilët e konsiderojnë rregulloren e KSHZ-së joligjore. Rregulloren e re e KSHZ-së parasheh që kandidatët e pavarur të mund të dorëzojnë kandidaturat për zgjedhjet lokale me më së paku dy nënshkrime. Ajo është propozuar nga anëtari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, duke u thirrur në nenin 63 të Kodit Zgjedhor, i cili, sipas tij, nuk është shfuqizuar, dhe rregullon procedurën për mbledhjen e nënshkrimeve për propozimin e kandidatëve, ndonëse neni 62, që lidhej me zgjedhjet lokale, është shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING